Çdo ditë në ekran
shoh filma serial
dhe jo serial,
ku ngjarjet marrin udhë
simbas deshirës së regjizorit.
Dhe karakteret e personazheve ndryshojnë
çuditërisht,
si të ishin kuklla
në duart e tyre.
Skena ireale,
jashtë nga jeta e përditëshme.
Emocione të ngopura me frikë.
Çmendurira të njerëzve të pasur,
ku egoizmi cinik zotëron gjithmonë,
dhe e vërteta struket
në një qoshe të zemrës.
Dhe herë herë
personazhi muskuloz,
i frikshëm,
sundon situatat.
Dhe ecën fitimtarë
përmes turmës që përkulet,
para tijë .
Vërtetë,
ne popujt brohorasim,
buzëqeshim.
Me duart lart përshëndesim gënjeshtrat,
mashtrimet dhe fallsitetin.
Tallen me jetën tonë.
Shoh lajme që të trondisin.
Rrugë të spërkatura me gjak.
Njerëz të dëshpruar
me fëmijë të vrarë në duar .
Zemra të plasura që pikojnë gjak nga dhimbja.
Ëndërra që digjen në hapsirë.
Njerëz për të cilët dielli
nuk lind më.
Dhe spikerat flasin
duke reklamuar lukun e tyre,
të pregaditur me kujdes
në mbrapaskena
Ku egoizmi vret çdo ditë.
Djeg dëshira, shpresa,
dhe i flak në rrugë,
si nje libër i dalur mode .
Spikerat flasin
si robotë të programuar,
dhe pse e dinë mirë te vërtetën.
Duke ndarë botën në religjione të izoluar
duke i ushqyer
me pluhurin e urrejtjes dhe injorancës.
Që të ketë më pak
dashuri .
Dhe sa më shumë
dhimbje dhe frikë.
Mbi gjithcka qëndron
paraja,
pushteti që mashtron popujt,
duke i varfëruar çdo ditë,
për të ushqyer
cinizmin e sajë.
I zhgënjyer.
I lodhur
nga fasadat e jetës
të zbukuruara me ngjyra fallco
mbështes kokën në divan.
Mbyll sytë.
Nuk dua të mendoj.
Ndoshta për një çast ,
vërtetë vehten dua të gënjej.
I përgjumur,
të thur ëndërra të bukura.
Dhe të iki.
Larg !
Sa më larg!
Ndoshta të kapem pas një reje,
dhe era të më dërgojë
në një tjetër botë.
Të pushoj pak dua.
Kam nevojë për pak paqë
në shpirt.
Duhet më shumë dashuri.
Ju lutem!
Më shumë dashuri!
Që bota të mbijetojë!