30.5 C
Tiranë
E dielë, 15 Qershor 2025

Nga:Ela Zdrava

Grindja të jetë mall

Kush tha që s’ngrindemi kurrë,
as me thërrime shpirti s’ka dashuruar,
ata vriten e ulen mbi gërmadhat urë,
jetojnë mes gardhit harresë një jetë te huaj.

Grindja është vërtetë tinzare,
tru edhe gojë me tepri t’i mbush plot,
ngopesh duke zbrasur edhe pikën e fundit,
shpirtin ta thyen sa etet bosh.

Të grindemi pa shkuar deri në skaj,
aq sa të rrimë zemëruar me kurriz,
mos t’i hyjmë skutave të sherrit,
degradimi luftën lehtë e ngjiz.

Kur fjalët keq të na ngatërrojnë,
dalldinë ta ruajmë pa ngritur baltë,
edhe tepruar, prit njëri e tjetri qëllo,
qoftë pa u penduar, Zoti na faltë.

Të grindemi aq sa inati të mos flejë me ne,
sapo të vemë kokën në jastëk ta harrojmë,
të zemëruar të shihemi vjedhurazi,
me deshirën e zjarrtë: Sa dua ta përqafoj!

Grindja të mos flejë nën lekurën tonë,
por të jetë thjeshtë një qejf i mbetur,
gjysma e gjallë e njërit
të ringjallë gjysmën tjetër të vdekur.

Të grindemi jo aq sa pafund duhemi,
të zemërohemi pa ikur nga tjetri në arrati,
të jetë mall si shekuj pa u parë,
të përqafohemi e të puthim shpirtrat me dalldi.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.