16.5 C
Tiranë
E dielë, 22 Qershor 2025

Nga:Fitnete Bashota Krasniqi

FOTOGRAFIA
Dedikim-
-(Xhaxhait tim SKENDER BASHOTA)
Kur isha e vogël si fëmijë , e mbajë mendë
Babai mbante shumë fotografi
Aty n’dhomën e gjumit,
Të varur në gozhdë skaji murit.
Ishte shumë me rëndësi
Dokumentar n’këtë histori
Ishte i ndjeri vëllai i tijë.
Nuk guxonim as ta preknim as ta pastronim
As me dorë ta ledhatonim’
Sa shumë e e ruante këtë fotografi
Sishte me ngjyra po bardhë e zi!
Aty në fotografi pranë krahut të tijë
Ishte një vajzë me flokë e zezë e t’gjata
Plotë nur e bukuri, që i ruante n’shpirt
Me këngë e serenata!
N’dhomë kishte edhe një dollap
I mbyllur rrinte me qels e kapak
Mbrenda kishte rroba,këpucët me qorapë.
I ruante me mallë babai im
Ishin rritur pa nënë të mbetur jetim.
Thonë se ka qenë shtatëlartë
I bardhë si mali me borë
Një dreq plumbi e mori
E la t’shrirë n’tonin oborrë.
Babaim im kishte një motër e veq atë vëlla
Kaqurreli i bukur iku,. e krahu ju tha.,
Babait tim shpirti me vite i ka qarë
Ishin bashkë e vdekja i ndau.
E shiqonte dhe e prekte fotografinë
Pesëdhjetë vite i ruajti lapsin edhe kutinë!
As emrin s’mund t’ja përmendke
U ligështonte n’shpirt u thente.
Po ne fëmijët u rritëm dalngadalë’
Ja bëmë fotografinë t’madhe
Që ta shuante atë flakë atë zjarrë!
Vitet kaluan shtëpia u mbush plotë
Babai im vdiq, nuk është as ai n’jetë sotë!
N’ditarin e tijë shkruan e tmerrshmja histori
N’kmishën e përditshme ende kemi dhembshuri.,
Pranë varreve të tyre sotë dërgojmë lule
E mbi lapidarë ja shkruam emrat prej gravure!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.