Ka gjeste që nuk maten me protokoll, por me shpirt!
Kur një burrë shteti, një kryeministër, ulet në gjunjë përpara një gruaje, ky është një lajm i mirë! Ky njeri, në sytë e mi, nuk duket i dobët, por madhështor! Ky është një gjest i bukur që meriton duartrokitje.
Një burrë që përkulet para një gruaje që ka kontribuar për vendin e tij dhe më gjerë meriton përgëzime! Ky nuk është thjesht një akt formal: është një moment i bukur që lartëson mirënjohjen, si vlerë njerëzore dhe njëkohësisht gruan. Gruan në përgjithësi dhe gruan që udhëheq, si një simbol i forcës dhe dashurisë! Krenare për vendin tim dhe për çdo njeri që e njeh mirënjohjen! Pas kësaj vijnë vlerat e tjera!