13.5 C
Tiranë
E mërkurë, 19 Mars 2025

Nga:Katerina Barbieri

Dashurise
Ti mjelmë e bardhë e shenjtëruar,
që shpirtin m’dez si zjarr e flak,
mbi buzë-brigje ,ar i kulluar,
buqetë me vargje, lule-dhuratë
E thellë si deti valë pa mbarim,
ti dallandyshe, refren me erë,
si dritë e hënës, në çdo shikim,
në gur çel puthje, frymon pranverë
O mjelmë e bardhe, zjarr virgjëreshe,
je ëndërr-moshë për çdo njeri,
erës së paqtë,parajsë princeshe,
në krah të fluturës brilant ti rri
O mjelmë e artë si frymëz-vjeshte ,
që shpirtin skuq si prush e flak,
në buzët-etur, qumësht-gjineshtre,
si velë të ngjit, në qiell te shtat
Çupëz e ndrojtur plot nur e hire,
buzeqeshje derdh si një ylber ,
n’lëndinë përhumbur mbjell xhevahire
në shpirt nektar që jep e mer
E çiltër je si flok-debor,
ku nën të frymon krejt gjithësia ,
vallzim kristalesh, dritë-meteor,
një ëndërr-rozë,ësht dashuria!
Katerina Veizaj 12.02.2025 Italy
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.