22.5 C
Tiranë
E dielë, 22 Qershor 2025

Nga:Kol Kodra

KËNDONTE ARAVE
Këndonte arave një plugarë
Tek zhyste uminin e parmendës,
Dhe unë pas bujkut kam ngarë
Sikundër të rinjët pas ëndrrës…
Hullirave hidhte farën faresha
Dhe fara tretej në të qara…
Siç tretej guri i kalit në vreshta
A pluhuri i rrobës nga e lara.
Qafa e qeve tërhiqte parmendën
Dhe plisi përmbysej, si tallaz!
Me shijonte fërmeri me këngën
E faratorja që e ndiqte ngapas.
Dhe kënga dhe puna ushtonin
Si erërat në fshatin Buqimat!
Pas plugut, larva tokes kërkonin
Ca zogj të shkruar, bishtgjatë.
Në brinja tërthore e magma toke
Dhe në disa vende me baltinë,
Çdo gjë e ngelur, si gurë mokne;
Sillet tok me trumcakët, rutinë…
TË ALTARIT
Heronj Meshtarë
Tokës së shkretë,
Pishtarë n’Altarë
Të qiellit përjetë!
MOTIVI I SJELLJËS
Më sjell pranvera mu në male
Behari, shpesh më sjell,
Ku merr vallën një sorkadhe,
Majës që më ndjell…
Në pyllë atje, për një manare
Bilbili seç ia dredh!
Ku hidhën keca mbi livadhe,
Nënë e ftujkës tjerr.
Dhe tramontanë dhe etezjan
Gjithçka të përkëdhel!
E ngrohta zemër, te ky stan,
Me zë të hollë- gazel!
Ç’më sjell pranvera, sapo vjen
Në pyllë me simfoni…
Dhe ti moj zemër që këndell,
Pareshtur, përçudi!
Dh’e ndjejë natyrën si fërmon
Sërishmi me muzikë!
Krahun e ngrohtë që përqafon
Zjarrin e vet, pa frikë…
PREJ EVËS E ADAMIT
E bukur, më se bukuria!
Për mësëpaku mrekulli!
Po vështroj që dituria,
Tërhequr pas vetës ty!
Se thonë dot fjalët e mia
Vlerën tënde gjith stoli!
S’din të shprehët poezia
Sot për ty moj dashuri!
Ku ngazëllehet lumturia
Fat jetese, atje s’kam;
Ngaqë denimin Perendia
Për ty Evë, e ty Adam…
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.