
Mos lejo veten, të të plakin dhimbjet prej vitesh,
Jeta, nuk është gjithmonë dritë,
Papritur, mund të ndodhesh në tunelin e saj, në errësirë.
Mos u frikëso!
Mos e lejo veten,
të jesh në mëshirë të fatit, me fytyrën e zbehur të shpresës.
Vrapo, pa u ndalur,
Për të kapur ato, që do ti në jetë…
Kurrë mos thuaj, humba!…
Humbja, është për njerëzit e dobët,
Jo për luftarakët.
Nëse bie në gjunjë, ngrihu përsëri, përsëri, e përsëri!
Lehtë dorëzohen, veç të liqtë!
Optimizmi, nuk lejon ligështim!
Duhet të besosh tek vetja,
Sa të rrosh, duhet t’i japësh kuptim jetës, me vepra, jo me fjalë.
Të kuptosh thellësisht se, kur je në këmbë, Shpirtërisht, heroikisht je i gjallë.
Mos pështyjnë në gjurmët tua madhështore!…
Lë shenja, që të udhëheqin e të marshojnë pasardhësit me fitore!…
Duke pëshpëritur nëpër dhëmbë:
Sa i guximshëm paska qenë?!..
A mund të arrijmë në atë majë edhe ne?!..
E, pse jo?!…
25 Maj, 2025
Jemi larg njëri-tjetrit, ah, sa larg!…
Më dil, qoftë dhe në ëndërr sot,
Të më thuash, fjalët e zjarrta,
Mendimet e arta, që s’më ke thënë…,
Të shuaj mallin, që prej vitesh më rëndon,
Si gur sizifi në shpirt.