
Dhuntia që kemi
Na fali Zoti dritën në sy,
Shikimin e pastër , të vërtetën n’gjuhë ,
Na dha një zemër që rreh për mirsi,
E një ndërgjigjie që s’duron t’mos thotë “ndal’ kur s’duhet më shum.
Na fali token me gjelbërim,
Shatervanin që buron nga mali,
Fryn era e Zotit me aromë agimi,
Na prek çdo shpirt që s’ka humbur halli.
Na fali nënën -butësi në duar,
Të qeshurat e saj si bekim mbi kokë,
Babain e heshtur, që mban male e ura,
E shpinen që thyhet ,po nuk dorzohet dotë .
Na dha një mik që s’të shet për hije,
Me fjalë të menqura kur zemra të thyhet,
Na dha gëzim kur shpirti kërkon dritë,
Na dha lotë -kur shpirti ka vujtje hidhrim.
Na fali natën për pushim të qetë
Yjet për udhë e hënë për dritë,
Na dha të bardhen e bardhë në fletë,
E librin ku fjala është dritë që s’fiket .
Na dha gjuhën që këndon në varg,
Historinë që s’fshihet,që rron ndër këngë,
Na dha kujtesën e flamurin e bardh.
Na dha dhe shpirtin që s’njeh frikën e rëndë.
Na dha lirinë -dhuntinë e madhe,
Të zgjedhim vetë të miren a të keqen,
Na dha një udhë,një shpres që s’shuhet,
E zërin e tij në zemër që thot ” Mos u dorëzo kurr ,vetëm ecën”
Dhe çdo mëngjes që na zgjon me dritë,
Çdo frymarrje ,çdo hap mbi dhe ,
Ësht dhuratë – një letër e shkruar nga Qielli,
Dhuntia më e madhe është vetë jeta që ke .