13.9 C
Tiranë
E enjte, 15 Maj 2025

Nga:Majlinda Hoxha

𝐉𝐞 𝐠𝐫𝐮𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐝𝐲𝐭𝐞̈ 𝐪𝐞̈ 𝐝𝐮𝐚…
Të parën isha i detyruar ta doja
Kam patur shumë të mira prej saj
Nuk kam dashur asnjë detyrim në jetën time sa atë
Je gruaja e dytë që dua
Është e pamundur të zësh vendin e të parës
Ajo më mësoi të dua
S’do të të doja as ty po të mos më kish mësuar
Më beso, mësova të eci vetëm pse ajo më mbajti duart,
arrita të vrapoja drejt teje
Pse sytë e tu ngjajnë me të sajët
S’munda t’i largoja më sytë e mi nga ti
Të dua, jam i dashuruar me ty
Je gruaja e dytë që dua
Atë e mbaj mbi supe përgjatë gjithë jetës
Ndërsa ty të kam në çdo mëngjes timin
Mos u bëj xheloze
Edhe shkronja e parë e emrit tënd në alfabet
vjen pas të sajit
Zemra ime është e jotja tani
Më duaj sa ajo, mjafton
Ajo më lindi, ti mos më vrit
-𝐍𝐠𝐚 𝐂𝐞𝐲𝐡𝐮𝐧 𝐘𝐢𝐥𝐦𝐚𝐳 (𝐩𝐨𝐞𝐭 𝐭𝐮𝐫𝐤)
Nuk di pse egziston fjala
pergjithmon
kür pergjithmon
nuk egziston asgje!
Një nënë e pastrehë, bashkë me të bijën gjashtë vjeçare, po endeshin rrugëve duke mbledhur kanaçe. Të lodhura, të pa ushqyera dhe me thesin që tërhiqnin zvarrë, vajza e vogël pyeti nënën: Mami kur do hamë bukë? Kam shumë uri. E jëma e shqetësuar, iu përgjigj: Edhe pak zemër, më duhet të gjej edhe disa kanaçe të tjera dhe pastaj do kemi para mjaftueshëm për të ngrënë. Mirë? Vajza e bindur u përgjigj: Mirë. Aty pranë, një adoleshent po shkonte drejt koshit të mbeturinave për të hedhur një kanaçe dhe ato nxituan drejt tij duke i thënë:
Më fal djalosh, a mund të mi…. “Ufff… sa erë e keqe që vini…”, e ndërpreu djali, “Nuk kam lek largohuni”. -“Joo… Unë thjesht doja të më jepje atë kanaçen. Ne mbledhim shishe për të nxjerrë bukën e gojës. Kështu mbijetojmë unë dhe ime bijë”. -“Por këto janë thjesht mbeturina”, u përgjigj djali arrogant. -“Mbeturinat e dikujt, janë thesari i dikujt tjetër”, u përgjigj gruaja e vuajtur, “A mund të ma japësh?” Ndërkohë nëna e adoleshentit e cila po e priste të birin në makinë, i ra borisë dhe ia bëri me shenjë që të nxitonte.
Djali i tha gruas: Ej kur i ke larë duart për herë të fundit? Nëse e do këtë shishe, atëherë mere brenda në kosh. E hodhi shishen në kosh dhe u largua. Kur u fut në makinë, e jëma e pyeti se pse u vonua kaq dhe djali i shpjegoi situatën. E jëma u prek shumë dhe u përlot. Kur i biri e pyeti se çfarë kishte, ajo i tha: Shiko bir… para trembëdhjetë vitesh kur linde ti, unë dhe babai jot filluam të grindeshim shpesh. Ai nuk ishte akoma gati për të qenë prind dhe u largua nga ne kur ti ishe vetëm një fëmijë.
Pa ndihmën e babait tënd, nisën problemet me faturat dhe qeranë. Brenda pak muajve, përfunduam në rrugë dhe të pashpresë. Isha e demoralizuar dhe e mbingarkuar, por takova një zonjë e cila më ndryshoi jetën. Ajo më mësoi se si të fitoja para duke mbledhur kanaçe. Kështu ajo më merte me vete dhe vinim vërdallë duke mbledhur kanaçe me njërën dorë, dhe duke të të mbajtur ty me dorën tjetër. Kështu mbijetuam. Nuk kam dashur të të tregoj bir, por dikur kemi qenë të pastrehë. Djali u prek dhe i tha: Më vjen keq nënë, nuk e dija që paske kaluar gjithë këto peripeci.
Mori një shishe me ujë, e derdhi dhe i tha të jëmës: Mami më prit edhe pak, më duhet ti kërkoj të falur asaj zonjës dhe vajzës së saj. Zbriti nga makina dhe u nis drejt tyre. Kur u afrua, dëgjoi vajzën e vogël që i thoshte së jëmës: Mami më dhemb barku, kur do hamë? Ajo iu përgjigj: Duro dhe pak zemër, na duhet vetëm një shishe. Adoleshenti i zgjati shishen dhe i tha: Zonjë ju kërkoj ndjesë për mënyrë se si ju trajtova më parë. Keni të drejtë, mbeturinat e dikujt, janë thesari i dikujt tjetër!
Gruaja e falenderoi djalin dhe shumë e lumtur i tha së bijës: E shikon zemër, tani kemi mjaftueshëm para për të ngrënë. Në këtë moment, vjen edhe nëna e djalit dhe i thotë: “Zemër, gjeta edhe një tjetër, na jepja…”, por i ngecën fjalët kur pa zonjën. -Elena, ti je? -Meri, o Zot! -Nuk ka ditë që nuk kam menduar për ty. Bir, kjo është gruaja që na ka ndihmuar kur kishim nevojë. Djali i tha: Të falenderoj shumë për çdo gjë që ke bërë për ne! Gruaja e pastrehë, u përlot dhe u prezantoi vajzën e saj të vogël: Meri kjo është vajza ime, Bela. E prekur dhe shumë e lumtur që e takoi sërish gruan e pastrehë, nëna e djalit i tha: Ti ke bërë shumë për mua, tani është radha ime që të të kthej nderin. Kam dëshirë që ti dhe Bela të vini të jetoni bashkë me ne. Elena nisi të qajë me të madhe duke i thënë: Por… unë nuk dua të bëhemi barrë për ju. Meri buzëqeshi dhe i tha: Ju nuk do jeni një barrë për ne, do jeni një bekim. Le të shkojmë, rrugës ndoshta gjejmë edhe diçka për të ngrënë..
E lexuar !
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.