20.1 C
Tiranë
E mërkurë, 14 Maj 2025

Nga:Margarita Nikolli Bardhi

JETOJ…

Ndër ëndërra kam humbur porsi shtojzavalle
e vallëzoi me engjëjt lëndinës së përjetësisë,
parajsën ndërtoj ndër këngë e valle,
deren e ngurtë ia shkallmoi vetmisë.
Ndër petale endem si bleta punëtore
e gazmoi me të bukurat flutura të dashurisë,
jetën si fëmijë lehtë e marr përdore,
përqafoj aromat, ngjyrat e lumturisë,
se gjërat e mëdha më rëndojnë si guri,
peshat m’i kërrusin supet shpirtërore,
ndër kallkane dhimbjesh fort më shndrit nuri,
qëndrestare naltohem n’piedestale hyjinore.
Nën ritmin e tingujve të muzes sime,
s’e ndërroj melodinë e nuk tjetërsohem,
përsiatjet mendimtare më shtyjnë n’ëndërrime,
jetoj e kurrë egove t’vrugjeve s’u gjunjëzohem.
Jetoj e ëndërrat marr përdore…
Autore: Margarita Nikolli Bardhi
Tiranë

RINI

Jermi të ka mbështjellë, si shpërgajët e fëmijërisë, moj rini!
Votra vegjeton hirin e breznive,
djepi tharë, si zgavër lisi shekullorë,
dëshirat travlu ëndërrash në tjetërsime.
Askund s’po gjen derman!
Kuturu, fluturimi yt pa adresë,
vorfnu ikjeve në vozitje të pashpresë,
busulla çorjentu e nga loti qarku i jetës ndryshkur.
Për një kafshatë bukë, që ty s’ta pjek as hiri,
lumturinë e shikon larg…prapa diellit, lemerisur, në arratisje.
Larg ….
pa qëllime të shkruara në ballë
mbi kurriz ke shaluar shumë plagë
në vendin e huej, jetë reklamë, si në paradiz,
dielli nuk të ngroh e as hëna s’të jep emocion, turbulencës së ofshamave të mërzisë.
Rini…
Thinjat e rrudhat i var rrugëve, si udhërrëfyese, si shandanë,
e shpirtin e përcjellë mbi erë drejt vendlindjes të shuaj mallë.
Autore: Margarita Nikolli Bardhi
Tiranë

KTHEHUNI…!

Në asht të plasave të rrasës së kohës, u futa,
t’i rrezistoj vorbulles së martirizimit vulgar,
u mbështolla me ngjyren e flamurit,
t’ia ndrij sadopak fytyren dhimbjes.
Fjalët e pathëna i mërmërova në heshtje si himn,
që bota qiellore të ma lartësonte atdhedashurinë.
Brita dhe ofshana fort sa kisha në kokë:
Ejjjjj, ku po shkon kjo botë…!!!!
Përdhosur, fshikulluar e viktimizuar nga Judejtë.
Në palcë u kanë hy dhemtave e po i travlojnë pa nda.
Le të mblidhen bijtë e tu e ti fshijnë lotët e helmëta,
që faqeve të tua gërryejnë e të përplasin va ndër va.
Mos të vështrojnë nga larg, të zvarriten e tretën rrugëve të djerrta,
e mos të lejojnë zhgarravina e korrektorë në faqen e historisë tënde hyjinore.
Zgjohuni o shqiptarë prej ëndërrave!
Kthehuni…!
Eh, si delja nën gërshërë mos qëndroni,
tregoni se jeni autokton
e Trojen prej lukunive shpëtojeni.
Bash në votren tuaj shpirtin paqtojeni.
Kthehuni bijtë e shqipes toka asht vorfnue,
Nana duert drejt qiellit n’dy gjunjë asht rrëzue,
jeni bijtë e arbërit të Shqipnisë së madhe,
zjarri mos t’na shuhet në votren Dardane.
Kthehuni pra e britni, britni pa pra’,
porsi Kastrioti trojet bashkë me i ba.
Aurore: Margarita Nikolli – Bardhi
::::::::::::::::::::::::::::::

SHKRUAR NGA:

Margarita Popa

FUSHATË POLITIKE (Satirë)

(Ripostim)
Ja pra, ra ky gongu, u hap thesi
politika po bëhet telef e shkreta,
ikën mbrëmja dhe vjen mëngjesi,
kush thotë më shumë gënjeshtra.
Premto njëri dhe premto tjetri,
kush më shumë e kush më pak,
të gjithë duan të hanë te shteti,
se çorbën e gatuajnë për merak!
Shumë zhurmë e shumë parti,
por diçka më ndryshe këtë herë,
dalin cep më cep nëpër Shqipëri,
eh, moj politikë, s’ta kemi ngenë!
Se populli po vuan ditë e natë,
me plot halle, që nuk kanë fund
eh, sa shumë shtirje dhe fasadë
ty, moj politikë, vula të humbtë!
Ndaj në hall është i gjithë mileti,
kemi apo s’kemi fushatë, medet
tek e fundit, nuk do bëhet kiameti,
se kë do zgjedhim në parlament?!
*. *. *
Lushnje, e shtunë 15 Prill 2023.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.