12.5 C
Tiranë
E enjte, 1 Maj 2025

Nga:Meri Mezini.

‘ARRITËM BASHKË KOHËN’
Me duar fytyrën, ma preke ngadalë,
Pashë në sytë e tu, ndjeva kishe mallë.
Mbështeta kokën në gjoksin tënd vluar,
Një pikë loti e fshive, tjetra të ish rrëzuar.

Mund të jetë një imazh i 2 persona

Të pashë të pikëlluar,
gjith melankoli,
Vrapuam të dy, grua,
Në këtë jetë të vështirë,
Por ja dolëm të dy.
Unë e përlotur putha dorën që i dridhej,
“Kështu është jeta, burrë,
Gëzim, lodhje, shumë dhimbje,”
Por ajo pati dhe një anë të mirë,
Lindën mbesat tona,
Thërrasin: “O Gjysh, o Nënë…”
Ka më mrekulli? Në krahët tanë luajnë,
S’jemi më vetëm,
Tavolina jonë është shtuar.
Mbiemri u rrit; nga dy u bë katër,
Gjashtë u bë tani,
Do shkojnë edhe më shumë.
Mos fshi lotët, burrë,
Se gëzim morëm shumë.
Dhe mua më rrëshqiti një lot i ngrohtë ngadalë.
“Të pëlqejnë thinjat e mia?
M’i përkëdhel ngadalë.”
Kjo është jeta, burrë,
S’di të ecë ngadalë,
Është si pikat e lotit, rrëshkasin pa i parë…
Më puthi ballin ëmbël dhe lotët i rrodhën.
“Jeta është gri jashtë,
por brenda familija një parajsë e vogël.
Këtë deshëm, grua, arritëm ne kohën.
Meri Mezini.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.