Sot në 26 maj të 2025 , ditë e hënë, isha e ftuar në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Shkup,nga ana e bibliotekistes Nabahate Qaili, së bashku me Mejreme Kajolli Tushën në orën letrare të organizuar enkas për ditëlindjen e poetit tonë Naim Frashërit.
Pas fjalës përshëndetëse të nxënëses e mora fjalën duke u drejtuar nxënësve me fjalët se ne sot ishim atje me ato/a
që të nderojmë një nga figurat më të ndritura të letërsisë dhe kombit tonë – Naim Frashërin. Kjo orë letrare, me ju nxënës të mrekullueshëm, është për një poet që, me fjalën e tij, ndezi dritën e dashurisë për atdheun, gjuhën, dijen dhe lirinë.
Naimi nuk ishte vetëm një poet. Ai ishte zemra dhe fryma e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Pena e tij zgjoi një popull të fjetur dhe bëri të besojë në vetvete, në gjuhën e vet, në historinë dhe të ardhmen e tij. Ai shkroi për Shqipërinë, për natyrën, për dashurinë, dhe për jetën – gjithnjë me një gjuhë të pastër e të bukur.
Naimi besonte fuqimisht se fjala ka forcë për të ndërtuar. Ai i dha shqipes nder dhe shkëlqim në kohë të vështira. Veprat e tij si “Bagëti e Bujqësia”, “Histori e Skënderbeut”,( u tregova disa të bëma trimërore të Skënderbeut..e të veprave të tjera.)” Lulet e Verës” janë gurë themeli të letërsisë sonë. Fabulat të përkthyera nga i famshmi Ezop, na këshillojnë e na tregojnë nëpër mes kafshëve ,për veset e virtytet e njerëzve Shumë përralla i ka përshtatur në gjuhën tonë të bukur. Pastaj i pyeta:A doni tju tregoj një prej tyre?psh: “KORBI DHE DHELPRA?”- ato më shikonin me ato sy që nxirnin xixa.

Pooooo- dëgjova…e pas përrallës…e shumë këshillave të tjera lexova një poezi , kushtuar Naimit tonë, duke treguar se ai ishte që mori leje prej sulltanit, të hapet shkolla e parë shqipe, andaj e lexova edhe poezinë për shkollën. Pastaj fjalën e mori mësuesja Mejreme., e cila gjithashtu lexoi një poezi për Naimin tonë dhe foli tregoi për rëndësinë e mësuesit, duke e recituar poezinë FJALËT E QIRIRIT, shkollës dhe leximit si dhe shkrimit. Nxënësit na dëgjonin me kureshtje.
Kur erdhi radha e tyre, si bilbila dolën dhe disa recituan, disa lexuan fjalët e urta, të Naimit të shkruara në vargje Në fund filluan pyetje që m’i drejtuan: Ku jetoi, Naimi? Në burgun shtëpiak a vuante për bukë? Prej ku ishte? Çfarë ka shkruar? Për Skënderbenë, për Fishtën, për Himnin tonë( Azdrenin)pastaj vijuan pyetjet? Çfarë ju motivoi juve të shkruani? Përse? Kur ia nisët, çfarë keni shkruar? Sa vepra etj.
Ishin të gëzuar,, e unë me Mejremen dyfish të kënaqura
Sa bukur e sa me vend qe organizimi sepse më kërkuan një mesazh: ” Punë, punë natë e ditë, që të shohim pakës dritë”
Lexoni, shkruani..mbani ditar, një ditë edhe ju do të bëheni shkrimtarë/e !