Shkëndijimit të shpresës,
peizazhit të pikturës
së jetësimit, që mes kontrastit
të bardh’ e zisë luante,
të përballej zgjodhi.
Shpirtërore tradicionalja
Kuturisur tymnajave,
të modernes pa ngjyrë,
mjerimi i shpirtërores,
në ngastrat e unit,
në hi shndërohet.
Lidhjesh të gjalla,
e jetësuar tradicionalja,
prej aromës atërore,
si provë e ekzistencës,
rrahjeve të zemrës ndihet.
E bukur, e qenësishme,
ndër shekuj e adhuruar,
skuta labirintesh ka sfiduar,
ndër breza, natyrshëm
është përcjellë.
Asnjëherë e vjetëruar,
në festa e gëzime,
përherë ngjyrat gjallon,
shpirtërore tradicionalja,
jetën zbukuruar pasuron.