30.5 C
Tiranë
E dielë, 15 Qershor 2025

Nga:Mirushe H. Musa

Mbretëreshë Bukurie
Në agun e artë të mëngjesit del,
Si ylber me ngjyra syrin kur e çel,
Me hapin e lehtë si puhizë krenare,
Mbretëreshë bukurie je vashë shqiptare.
Flokët si floriri – kurorë mbretërore,
Sytë si rrufeja, çerpikë shqiponje,
Buzëqeshja jote – një dritë hyjnore,
Hijeshi mbretëreshe, bukuri përrallore.
S’je thjesht hyjnore – je bukuri që vret,
Je frymëzim i fjalës që shkruan çdo poet,
Ti je kryefjalë në çdo libër dhe vepër,
Në vargje poetësh përjetësisht mbetesh.
A je Orkide, Apo je Zambak?
Ti nuk flet, po unë të dëgjoj,
në heshtjen tënde ka ritëm.
por si hana ndritë në sfond,
zbret ne heshtje me përqafon.
A je orkide në një gotë vere,
apo zambak që s’njeh stuhi?
diell që zbret për mbi det!
apo ylli që retë mbështjell ?
Ti je ndoshta një mendim,
as sje lule, as metaforë,
po një tekst që s’e përfundon,
se gjithmonë ndryshon kuptim.
Dallgë dhe legjendë
Eja të shkojmë në Shqipërinë nanë,
Në ato vise ku unë jam rritë,
Atje më shkon zëri dhe zemra,
Me bilbilat ta këndoj një kangë.
Atje mbijnë lulet mbi detin e kalter,
Era përkundet,nën tinguj t’lahutës,
Si diell i artë hapen lulet per rrethë ,
Më zgjojnë bilbilat çdo mëngjes.
Dallga me hanen bëjnë kuvend,
Rrëfejnë legjendë që askush s’e tha,
Në shkumë shkëlqen histori e lashtë,
Me zë Shqiponjash mëngjesi zbardh.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.