30.5 C
Tiranë
E dielë, 15 Qershor 2025

Nga:Muça Vladimir

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

HEROINËS ANTIGONA FAZLIU
Antigona e Dardanisë,
Ti shqiponja e malësisë.
E le shkollën e mjekësisë,
Kape armën e lirisë.
Antigonë, thellëzë e malit,
Drenasin tënd e nderove.
Në UÇK u rreshtove,
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti
Përkrah shokëve ti luftove.
Në frontë të luftës moj sokolesh,
Ti qëndrove si burrëresh.
Mbi armikun, por si rrufe,
Për të çliruar, t’shtrenjtin Atdhe.
Ishe e re 18 vjeçare,
Nuk t’u dhimsë jeta fare.
Ike në lulen e rinisë,
Në luftë me shkjaun e Serbisë.
Ky yll drite që ma s’jetonë,
Në përjetësi do të rronë.
Jo s’ka vdekur Antigona,
Do të qëndrojë në zemrat tona !
Miqëve, shokëve
dhe të afërmve,
Sjellja jote ju mungon.
Moj gojëmbla Kosovare,
Bukuroshja Antigonë.
Se provove vellon e nusërisë,
Moj princesha e Dardanisë.
S’bashku me dëshmorë të tjerë,
Ju luftuat dhe rat me nderë.
Dy vëllezërit dhe babain,
Ja burgosën e torturuan,
Por ato e përballuan
Dhe asgjë nuk treguan.
Ah Serbi moj e pa besë,
Ja le Antigonës, shkollën n’mes.
Mbeti nëna me duar në gji,
Gjithë familja është në zi.

Një cikël me trille poetike nga jeta gjimnaziste e vitëve 060

Mund të jetë një imazh i 1 person

UNË DHE TI
Unë jam drita e diellit
Ti je hija ime,
Ti je lulja e erëshme
E unë bleta,
Ti je reja e ngarkuar
E unë lot i syve të mi.
KUJTIMI I SAJË
Ajo jeton në zemrën time
Si një cikël e xham’të,
Gërvin në zemër
Çdo minutë,
Çdo orë,
Çdo ditë.
KUJTIMET
Kujtimet ku janë futur
Marrin arratinë
Në qiellin e pa anë,
Ndjenja më vjen si një flutur
E gjallë më mban.
E prap kujtimet ikin
Si zogjt kur zënë shirat,
E lënë pas retë e trishtimit.
DHE NJË ÇAST
Dhe një çast
Kur dyshimet dhe grindjet
U zgjuan në takim,
Si mjegull sterrë
Ranë mbi ne.
ÇAST
Dhe era në muzgun asket
Karron e gjëmimëve
Tej grykave e nget,
Një re që polli vetëtimën
Lëpin pyllin me gjuhën e vet.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.