14.5 C
Tiranë
E martë, 13 Maj 2025

Nga:Natasha Qose

Një mëngjes
Më zgjoi një dallandyshe në mëngjes
Tek hyri me vrull në dhomën time
Veroren e hoqa,ia lashë peng
Si mesazh i bukur pritje.
Vërtitej mureve po s’gjente dot dritaren
Si satelit i humbur në orbitë
Dhe unë që doja mbi flokë të më ulej
Ta ndjeja si dorë që shpupuritë.
I thirra po trembej fort nga unë
Unë që kaq shumë e prisja
Për herë të parë mendova
Një gjuhë zogjsh të njihja.
Në gjerësinë e qiellit ku rendin retë
Përhap cicërima në zhargonin tënd
Më prek pamja jote dhe vështroj
Sa të bukur botën e ke bërë.
Natasha Qose
Berat,më 22 .4.2025.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.