20.1 C
Tiranë
E mërkurë, 14 Maj 2025

Nga:Poetja:Vera Gjonaj

 

PSE

Pse sytë sot s’shohin përtej vetes
ku andrra fle në heshtjen e një fëmije
ku zemra don familje të pastër
por shpresa shuhet si flakë në hije?
Pse rruga e drejtë u ba qesharake
e mashtrimi u shpall e vërtetë
ku njeriu nën maskë fsheh plagë
e nderi vdes në heshtje të lehtë?
Pse zemrat nuk njohin më respekt
as kur u ofrohet me dorë të hapur?
Pse fjala e mirë u ba e rrallë
e ndjenja ngulfatet n’trup të zbrazur?
Pse bukuria e shpirtit u tret
në botë ku dukja sundon çdo ndjesi?
Ku morali lyhet me baltë e tallje
e turpi nuk ka më as peshë , as zë?
Pse “besa” u harrua n’pazare të ftohta
ku fjala shitet për një fitim të shpejtë?
E barkmbushuri pa etje as dhimbje
hakun ia merr të uriturit për jetë?
Kjo botë s’di më të dojë veç prish
të djeg shpresat në flakë iluzionesh.
E ne ecim me sytë për tokë
duke harruar se jetojmë — jo veç mbijetojmë.

SI QUHESH NË KËTË KOHË
Kur je i zgjuar dhe punëtor
Beson , mban nder e fjalë burrërie
Kur je bujar, mikpritës me zemër
I bukur në shpirt plot dashuri e mirësi…
Kur fjalën e dhënë s’e ha për asnjë çmim
Kur ndihmon pa kërkuar lavdi
Kur jep pa pritur, pa llogari
Kur i del zot të vërtetës në çdo rrethanë…
Si quhesh sot o njeri i rrallë?
Në këtë kohë ku merren për budallenj
Ata që s’mashtrojnë, që nuk vjedhin
Që ecin drejt edhe në rrugë me gropa?
Por sot kjo botë matet ndryshe:
me klikime, ndjekës, pushtet të shpejtë
me fjalë pa peshë dhe lekurë të trashë

Si quhesh kur je gjithçka që duhet të jetë njeriu

Por bota s’të sheh , s’të dëgjon, të harron?

Unë nuk e di…

Ndoshta njeri i mirë

Ndoshta i vjetruar

Ndoshta… hero i heshtur

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.