22.5 C
Tiranë
E premte, 13 Qershor 2025

Nga:Rafet Ismaili

Më 15 janar 1937 ishte organizuar klubi kulturor serbë në Beograd.
Në këtë klub prej themelimit e deri në vitin 1944 , brënda shtatë viteve ishin botuar 11 programe për eleminimin e shqiptarëve.
Programet më të njohura për kolonizimin e eleminimin e shqiitarëve nga Kosova ishin dy programet e Vasa Çubrilloviqit,Kosta Peqancit,Stevan Moleviqit, Dimitrije Lotiqit e ai i Drazha Mihajloviqit.
Ndërsa programet për zhbërjen e Shqipërisë ishin programi i Ivo Andriqit për ndarjën e Shqipërisë midis Serbisë e Italisë, i Ivan Vukotiqit për okupimin e gjithë Shqiperisë e programi i Jankoviqit për vendosjën e pushtetit serbë në Shqipërinë bregdetare.
Ëndërr e Serbisë ishte okupimi i Durrësit dhe ish kryeministri serbë e jugosllav Nikolla Pashiqi mendonte se siç nuk ka Rusi të mirëfilltë pa Konstandinopojen ashtu nuk mund të këtë Serbi të konsoliduar pa Durrësin e Selanikun.
Nikolla Pashiqi dy herë kishte tregtuar për Durrësin më Esat Pashë Toptanin e Ahmet Zogut në këmbim për t’i ndihmuar ushtria serbe të vijnë në pushtet.
Para 572 viteve pikërisht më 29 maj 1453 sulltan Mehmeti i II-të Fatihu e ka pushtuar Konstandinopojen duke i dhënë fund përgjithmonë perandorisë bizantine e cila ka sunduar mbi një mijë vite e mëse gjati në histori.
Nën bizantin e veçmas nën perandorinë bullgare e mbretërinë serbe të Nemanjiqëve arbërorët i ishin nënshtruar edhe zhdukjës fizike.
Është për tu veçuar fakti se Osmanët e kanë pushtuar Konstandinopojen 64 vite pas betejës se Kosovës e depërtimit të tyre drejt Europes.
Pushtimi i Konstandinopojes është njëra prej dhjetë ngjarjeve më të rëndësishme në botë e cila e ka ndryshuar përgjithmonë historinë e njerëzimit.
Dy momente janë kruciale për mbijetesën e arbërorëve viti 1355 vdekja e car Dushanit dhe viti 1453 e rënia e perandorisë bizantine.
Bota e krishtër rënjen e Konstandinopojes e ka përjetuar si një kataklizmë e një kryqëzatë e drejtuar nga Papa ka dështuar për çlirimin e Konstandinopojes, ndërsa priftërinjtë ortodoks prej 29 majit 1453 e gjëjnë frymëzimin e tyre në mallikimin e osmanëve në lutjet e tyre në malin e shenjtë Atos në Greqi.
Kisha greke edhe sot i referohet Konstandinopojes si tokë e pushtuar dhe e mbanë selin e saj në Konstandinopojë.
Çlirimi i Stambollit më 29 maj 1453 edhe nga bota muslimane konsideeohet si ngjarje e veçantë dhe atë që nuk kishin mundur ta bënin arabët e persianet arriti ta bëjë sulltan Mehmeti i II-të Fatihu duke e përmbushur premtimin e pejgamerit për më shumë se 800 vite.
Në mesjetë qytetet mbroheshin nga muret dhe rënia e Kostandinopojes ishte edhe fundi i mbrojtjës se kështjellave falë mureve të punuara enkas sepse muret e Konstandinopojes ishin rrënuar nga baruti më anë të topave e kjo ngjarje e ka ndryshuar përgjithmonë historinë e luftërave e mbrojtjën konvencionale të kështjellave të fortifikuara përmes mureve të sofistikuara.
Për herë të parë katër vilajetet shqiptare përmënden në vitin 1888 në dokumentet zyrtare të perandorisë Osmane në një sipërfaqe prej 90.100 km katror ku vetëm vilajeti i Kosovës i kishte 32.900 km katror.
Shqiptarët brënda vilajeteve apo njësive administrative në kuadër të perandorisë Osmane ishin popullsi shumicë prandaj edhe janë quajtur vilajete shqiptare.
Shqiptarët brënda vilajeteve shin të regjistruar sipas fesë në shqiptar musliman, shqiptar katolik e në shqiptar ortodoks.
Nuk ka asnjë dokument tjetër zyrtar në epoken tonë që i referohet emërtimit troje shqiptare deri në krijimin e shtetit shqiptar më 1912.
Po Turqisë asnjë vend tjetër kurrë nuk e ka njohur kompaktësinë territoriale shqiptare.
Në Romen perendimore ishte tkurrur Iliria drejt jugut kurse nën bizantin , perandorinë bullgare e mbretërinë e Nemanjiqëve Arbëria i ishte nënshtruar jo vetëm asimilimit por edhe zhdukjes fizike.
Copëtimi i vilajeteve shqiptare ka ndodhur pas traktatit të shen Stefanit të vitit 1878 e veçmas pas luftës se parë ballkanike në teror të vitit 1912 kur aleanca ortodokse ballkanike Serrbi, Mali i zi, Bullgari e Greqi doli fituese kundër perandorisë Osmane .
Në luftën e II-të ballkanike në vitin 1913 Serrbia, Mali i zi , Rumania e Greqia kishin luftuar kundër Bullgarisê e cila kishte dalur humbëse.
Deri në vitin 1808 është përdorur emri siujdhesa Ilirike ose Iliria e jo emri ballkan.
Emrin ballkan që vjen nga fjala turke mal( vargmale)se pari e ka përdorur Franca në enciklopedinë e saj sepse ishte aleate e vendeve ortodokse sllave dhe e kishte përdorur për nevoja të shteteve sllave të cilat e kishin projektuar një ballkan pa shqiptarë.
Autori kroat Petar Šimunovič thotë se ballkani duhet të quhet siujdhesa ilirike e jo ballkan.
Edhe Napolon Bonaparta gjatë pushtimit të Italisë e Austrisë vendet midis dy vendeve i kishte quajtur provinca Ilire.
Ëndrra më e madhe e ideologut kryesor e udhëheqësit të kryengritjës se përgjithshme të shqiptarëve të Kosovës për pavarësi nga perandoria Osmane e mbrojtje të trojeve shqiptare nga Serrbia e Mali e zi , Bullgaria në vitin 1912, Hasan Prishtina ishte shpallja e pavarësisë se shtetit shqiptar në Shkup që ishte selia e vilajetit të Kosovês por Serbia e kishte burgosur më 14 tetor 1912 pasi e kishte pushtuar Shkupin më ç’rast e kishte transferuar në Beograd duke e pamundësuar që të shpallej pavarësia në Shkup .
Hasan Prishtina i pari e kishte filluar kryengritjën shqiptare në Kosovë sipas vendimit të Taksimit të janarit të vitit 1912 edhe pse gjatë muajve korrik-gusht 1912 ishte sabotuar nga pjesët tjera të vilajeteve shqiptare sepse në Taksim ishte marrë vendimi i prijësve shqiptar për fillimin e kryengritjës se përgjithshme e në të njëjten kohë në gjithë vilajetet shqiptare.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.