13.9 C
Tiranë
E enjte, 15 Maj 2025

Nga:Shqiponja Panajoti

Mbasi u ndava nga takimi i shoqeve te mija qe ishim bashke per kafe, perball meje nje fytyr e njohur buze qeshte dhe me thirri ne emër. Ua, Ponjaaaa…ti je zemër apo gaboj. Ishte Anjeza mikja ime e vjeter qe kishte ardhur nga Amerika. Sapo me pa tha: uaaa, me dyshim te fola, sa paske ndryshuar. Nuk je Shqiponja qe kam lene kur ika.U plakem i thash me te qeshur.E megjithate jam Shqiponja i thash ! Asgje nuk me ndryshon edhe pse fytyra shpreh merzi e pleqeri. E rendesishme eshte ata/ato qe me shohin perdite ,e din mire qe jam Shqiponja. E din mire se; sido qe jam e dukem, une jam i njejti njeri. Per ta sfiduar i thash: ti nuk ke ndryshuar fare, si para 3 vjetëve, edhe sot je si cupke, si duket nuk e vret shume, dhe kujdesesh per veten. Halle ,probleme nuk ke ,edhe pse je me e madhe, por me e bukur se mua. E megjithate njesoj do te ikim nga kjo bote. Une munde te dukem plake,nuk me prish pune, sepse edhe pse kam kaluar shume sprova e disfata ,shpirtin e kam te bukur dhe te ri! Me tha me fal e deshi te me perqafoj , por perseri me humor i thash: mos me përqafo se pleqëria është ngjitese, dhe mos te te mar me qaf kote e te vete dëm bukuria!
Dhe pas bisedës ne kembe,mu lut te pinim kafe. Pranova me modesti, dhe gjithe kohës e degjova duke u lavderuar per veten e saj,dhe sa mire e bukur organizonte jeten. Me ftoj ti veja te kaloja pushimet atje. Duke ikur mendoja,perse te jene keshtu njerzit kaq pa takt e mburavec.
Jam par ne pasqyre disa here e nuk mu duk vetja plake, pavarësisht merzis qe me rin ne fytyre e ne sy. E megjithatë une jam kjo qe jam, jam Shqiponja!
“Krah për Krah deri në Yje”
Dalëngadalë, në dritën e parkut,
mbështetur krah më krah ecim,
ti më mban si dikur te rinj,
unë të mbaj si frymë në shpirtin tim.
Krahu yt mbi supin tim
s’është më i lehtë si ne vitet e rinis,
por peshon ëmbëlsisht
si kujtimi i parë i dashurisë.
Hapat zvarriten, mbajmë njeri tjetrin
era na pëshpërit rrugëve të vjetra,
fryma dridhet si gjethe në vjeshtë,
kembet nuk na mbajnë, duart dridhen
lotët na rrëshqasin si vesë mbi fytyrë, u plakem
Plakja na solli rrudha e flokë të bardhë,
por jo lodhje në dashuri e mirëkuptim.
Çapitemi, të mbështetur në njëri-tjetrin,
si dy pemë të puthura nga koha.
Nuk më trembin vitet,
as thinjat që luajnë me erën, jetuam!
Tmerr me vjen vetëm kur mendoj: njëri pa tjetrin…
“Ah,” më thua, sikur të iknim të dy,
në të njëjtën ditë, në të njëjtën udhë, drejt yjeve!
Prandaj lutu me mua, dashuri,
që dhe ikjen ta ndajmë bashkë,
siç po ndajmë jetën!
1 Maj 2025 Shqiponja Panajoti
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.