Fillimisht, falenderoj Kristinën dhe Alkestin, që pranuan të shtyjnë dy ditë Festën e KAPIDANIT TË GJYSHIT TË VET, me rastin e 2- Vjetorit të Lindjes, vetëm e vetëm, për të më krijuar mundësinë, për të marrë pjesë në një ngjarje tjetër shumë të rëndësishme, siç është DITËLINDJA E 10- e LSHASHI – t tonë, që përkthehet me germa të ARTA, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Itali.
Një ditë për t’u mbajtur mend për tërë jetën. Jo thjeshtë për një datë o për një dekadë jetë. Për veprën e jashtëzakonëshme që ka bërë, duke arritur që të grumbullojë dhe rivlerësojë autorët shqiptarë në zhandrre të ndryshëm të artit të shkruar, të interpretuar, muzikuar, hedhur në telajo dhe gdhendur në shkëmb.
Nuk ka qenë e lehtë! Sepse krijuesit nuk janë të grumbulluar në një qytet, siç mund të jenë Shoqatat e ndryshme, që e kanë Komunitetin përreth…

Artistët janë të shpërndarë në të gjithë Italinë dhe vetëm pasioni, respekti për Arti shqiptar, për Gjuhën tonë madhështore, për Shpirtin e Paepur Dashuror për Atdheun, i ka bërë të marrin përsipër udhëtimet e gjata, kohën e kursyer, shpenzimet extra, për t’u grumbulluar herë pas herë dhe në vise të ndryshme të Italisë, për të shpalosur magjinë shqiptare të këtij shpirti të bukur.

Nuk kam qëllim të bëj bilance. As të trumbetoj sukseset. Kush të jetë ” vesveseli” për t’i ditur, do flas më të një natë të tëre dhe ta lëmë për të vijuar natën tjetër…
Të shohësh të bashkuar me krijuesit dhe lexuesit funksionarë të Konsullatës, që kanë harruar misionin e tyre dhe këndojnë me sallën, të dëgjosh virtualitetin e orkestrës të ardhur nga Elbasani, të këndosh dhe gati të vallëzosh me ariet shkondranë të sopranes Anila Hoxha Gjermeni,


që ka interpretuar deri në “Scala” të Milanos, të magjepsesh dhe elektrizohesh nga Mjeshti i Madh, Kastriot Tusha, kur interpreton Hymnin tonë Kombëtar, kënget napoletane, ariet nga operat botërore dhe këngët popullore; të të shkulet shpirti, kur vallëzojnë motivet tona popullore vajzat e lindura dhe të rritura në Itali; kur Dy- Gjuhëshi shqipo – italian shkrihen bashkë dhe krijojnë një risi të re, MIQ, është vërtetë një përrallë e jetuar realisht.
Dhe këtë e ka arritur LSHASHI.


Të gjithë më bëjnë ” elozhe” se kam qenë ideatori dhe kryetari i parë. Nuk janë aspak të rëndësishme.


Asnjë person nuk mund të bëjë DIÇKA TË MADHE vetëm.
Ndaj, falënderoj të gjithë miqtë që më mbështetën dhe MBI TË GJITHA, që e vazhduan, e përfeksionuan dhe e bënë gjë TË MADHE, TË VLERSHME, TË DUHUR DHE TË PAVDEKSHME KËTË LIDHJE HYJNORE!


Për këtë, që ishte, është dhe do të jetë, JU FALENDEROJ DHE JU UROJ SHËNDET, LUMTURI DHE MUZË TË PASHTERSHME!
JENI MAGJI SHQIPTARE!
Duhet ta dinë të gjithë!