22.5 C
Tiranë
E premte, 13 Qershor 2025

Nga:Vera Gjonaj

DERI KUR KËSHTU
Shahen njerëzit — egër, pa mëshirë
me fjalë që djegin e zemra s’ka ndjesi
Pastaj harrojnë — si mos me kenë kurrgja
bëjnë të mirin
bëjnë të mirën
flasin sikur s’ka ndodhë asgja.
Puthin faqet që i shanë dje
urojnë fatin që e mallkuen një ditë më parë
E kjo botë ecën
hipokrite, pa ndalë
me xhelozi, inate, interesa
si me kenë këto norma t’moralit.
A s’asht turp kjo?
A s’asht humbje e dinjitetit
kur njeriu shkel veten
vetëm për me u dukë mirë para të tjerëve?
Deri kur kështu?
Deri kur me rrejt veten me buzëqeshje fallco?
Deri kur me e harru shpirtin për nji pëlqim a përfitim?
Bota s’kuptohet ma
e njeriu nuk sheh njeriun
veç një pasqyrë ku do me u pa vetë
i mirë, i drejtë, i pastër…
Por pasqyrat plasin
edhe kur janë të shtrenjta.
JO NUK ËSHTË GABIM
Jo nuk është gabim të duash
as kur të lëndojnë, as kur të harrojnë
Sepse dashuria që jep
është dritë që s’fiket — edhe në duar të gabuara.
Jo nuk është gabim të sakrifikosh
nëse e bën nga zemra, jo nga frika
Sepse ajo që jepet me shpirt
nuk është kurrë e humbur është pjesë e përjetësisë.
Nuk është dobësi të pranosh heshtjen
as të qash në errësirë.
Forca e vërtetë është të qëndrosh i ndershëm
edhe kur bota të nxit të bëhesh tjetër.
Jo nuk është marrëzi të besosh
edhe pas plagës së një tradhtie
Zemrat e mëdha nuk dorëzohen
ato mësojnë si të zgjedhin më mirë herën tjetër.
Po është në rregull të largohesh
Po është në rregull të mos duash më ata që s’ta kthyen
Por mos beso kurrë se ke humbur
kur e ke dashur me gjithë qenien tënde.
Sepse në fund dashuria nuk është për t’u kthyer mbrapsht
por për të shëruar
dhe ti ke dashuruar në mënyrën më të bukur
pa kushte, pa maska, pa pishman.
Ndaj mos thuaj më: A thua është gabim…?
Thuaj:
Ishte mësim. Ishte rritje. Ishte dashuri.
Dhe unë jam ende këtu —
më i vërtetë se kurrë.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.