
Në ditët që ikin pa kuptuar..
Dëgjoj e stërdëgjoj me qindra herë,
Se jeta na qënka vështirësuar
Dhe asgjë nuk është më si atëherë…
“Atëherë” na mbetet të themi
Se vetë ne e bëmë jetën të tillë;
Sot ngrihet në piedistal shpirtligu
Dhe përbuzet shpirti i mirë…
Atëherë dhe tani , njerëzit e bëjnë jetën
Gjithçka që jetojmë është fryt i punës tonë,
Duke fajësuar kohën Atëherë dhe Tani
Kurrë asgjë nuk do të ndryshojmë…
Ne njerëzit ndryshuam “u modernizuam ” ; u digjitalizuam ; Po po ne po humbasim sensin e të qënit njerzorë
Ne vetë po e vrasim Jetën, çdo sekont e orë…
Sa keq….!
_@ _ Violeta Deda Bala .më 25 .5 2025.N