Pranverë moj ,shpejt .ti eja….
Bëhu erë….si rrufeja
Eja …edhe zgjomë mua…
Hidhmë sharmin tënd…për grua!
Orët e fundit në Atdhe….
Duke shfletuar…”Shtigjeve të zemrës”
Si dikur bregut dola të të pres
Tok me pulbardhat që ngrihen fluturim …
Reze-vakët dielli në këtë mëngjes
Tek pres çastin të shfaqesh, me padurim!
Valën dredharoshe kur e ndjek pulëbardha
Ulet e ngrihet vrullshëm fluturim,
Si në një balet legjendash të rralla
Mbi liqen vallzon ajo papushim!
Për orë e orë,në heshtje e ndjek valën
Si një zambak mbi liqen të shoh ty…
E me sy të përpij,porsi dielli majën…
Por në çast më humbet në thellësi!
Ndaj thellë,thellë në zemër të kërkova
Vitet ikin,por prapë ti mbetesh aty,
Me zërin e shpirtit të thirra,të zgjova
O e shtrenjta ime,e madhja dashuri!
Magjepsem kur era të trazon me ledhatime…
Sytë I kërkoj përmes flokësh të trazuar,
Të të dashuroj pa fjalë e përbetime…
E lotët të ti pi në sytë e mjegulluar!
Do të të pres përherë me pulëbardhat…
Me atë sharm të magjishëm, derdhur mbi liqen,
Tej drurëve të lashtë,do të dëgjohen baladat
Me himne dashurie ,ku shpirti-shpirtin gjen!
Prrill 2022
Violeta Muco Anastasi