18.5 C
Tiranë
E premte, 13 Qershor 2025

Nga:Xhemile Aliu

KUJTIMEVE
Sa herë bie ne kujtime
Shkoj n’at vatër ku linda unë
Me kujtohët nëna ime
Me dashuri na rriti shumë
Mengjesët kur më kujtohën
Buka nxehtë nga qerepi
Djathë prej dhene pa mazit
Kishte shije gjithë çka n’veti
E kur babai vinte nga puna
Gjithë çka binte në qetësi
Fjala tij kishte peshë t’ madhe
Këshillat e tij ishin flori
Më embëlsi na përcollën në jetë
Hajtni bij e bija u prift e mbara
Në udhtimin tuaj paçit veç dritë
Ju shkoft jeta porsi ujvara
10-05-2025
Gjermani
NENËS SIME
Porsi yll drite me erdhe o nenë
Me erdhe permallshem me lot ndër sy
Me zbrite në përqafimin tend përvajshëm
Dhe unë tu hodha me afsh në tendin gji
Oh sa e malluar isha moj nena ime
Përse jeton gjithmonë në qenjën njeri
Të dalur nga shpirti yt jemi të gjithë ne
Andaj shenjëterija juaj nuk ka kund kufij
Përse jeton gjithmonë në ndjenjat tona
Në gëzime apo në hidhërime oh nenë themi
Tj je qenja ma e shenjët në këtë botë
Andaj të gjithë mishëruar me qenjën tende jemi
Me folë nji fjalë të lutëm me folë moj nenë
Kështu në endrra të ç’mallem me ty moj e bekuar
Ka vite e vite,vetëm përmes endrrave të kërkoj
Dhe të shuaj këtë zjarrë që në gji me vlon mua
E shenjëta nëna ime
09-05-2025
Gjermani
O MALLI IM NGA DO ME SHPIE
Përse me yjet sonte bera shoqëri
Apo hena ma ktheu shpinën mua
Ndoshta është lodhur nga ky mallengjim
Që shpirtinë tim ma ka kaplua
Ju ngjaj zogjëve shtegëtar,apo ç’farë është
Ç’farë është kjo ndjenjë e dhembjës sime
Bredhje bredhje nëpër rrugë bote
Pa cak pa cil si nji i humbur pa emër
Dhe eci si mumje ,pa cak dhe pa qellim
Them o zot ç’farë është kjo ndjenjë e trishtë
Bie zgjohëm me ndjenja të përziera
Sikur kjo botë me ka renë mbi kokë
O malli im ,në shpirtin tim të dërmuar
Me ndje vetëm njiherë këtë ndjenjë të fortë
Me dërgo atje në ate kthinën time të vjetër
Ta ndjejë edhe nji herë ate lumtruin e jetës
07-05-2025
Gjermani
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.