Sonte më humbën edhe ëndrrat
Dhe as gjumi akoma s’më erdhi
Gjersa, me retë i mllefosur qielli
Mbi ëndrra tërë mllefin e derdhi.
Sonte më kaploj dhe ajo vetmia
Kur, shpesh nga gjumi më zgjon
Disi edhe kokës i humbi vetëdija
Kërkon diçka edhe s’din çka don.
Pse kështu, dhe kënga më humbi
Që, në t’kaluarën e vraja vetminë
Sonte ç’më shkoi kot i tërë mundi
Iku edhe ai bashkë me dashurinë.
Sonte s’kam gjumë, në habinë time
Njeri s’i trokiti kësaj zemre në derë
Që sonte e gjora n’luftë me kujtime
Nuk e di kjo jetë a do ketë pranverë.
Sonte, edhe nervat e djegën durimin
Dashurinë që humbën, e pritën gjatë
Sonte edhe qielli e humbi shkëlqimin
Dreqi le ta hajë, si më shkoi kjo natë?
Të vendosur këta dimra ndër vitesh
Nën errësirën e reve të hirta dëbore
Vuajtje shekujsh, legjenda e mitesh
Vullkan i pa shuar në fate njerëzore.
Sa e sa zemra nga vuajtjet u thyen
E sa vuajtjeve tjera ua zgjatën jetën
Shumë i vranë, shumë dhe i ndryen
Dhe, kurrë bota se kuptoj t’vërtetën.
Pranvera, atë vit, shumë u vonua
Gjaku,lumenjëve, rrjedhte si gurrë
Edhe pse zjarri mbi dheun u shua
Prushi i mbetur nuk u shua kurrë.
Më n’fund erdhi, stazave të ndyera
Atyre stazave ku vraheshin ylberët
Deftergjinjë, pikturash të pa ngjyra
N’buzëkafshime i mbanin defterët.
Shumë defterë u dogjën me vapën
Deftergjinjtë në pari u mbështollën
Shampanjës, këta ua hoqën tapën
E s’u kuptuan nga ishin, nga dolën.