Natȅ e zymtȅ.
Një zhurmȅ e papȅlqyeshme nȅ hapȅsirȅn e zbrazȅt. Njȅ dritȅ e vogȅl çakmaku ndriçonte vendin e punȅs sȅ tij prej 1metër katrori. Pȅrkulej mbi hekurishten e pistȅ pȅr tȅ nxjerrȅ diçka të vogȅl dhe anonte nga pesha drejt mbeturinave tȅ gjithȅfarȅllojshme pȅr tȅ bȅrȅ pasuri diçka tȅ tijȅn. Prozhektorȅt e njȅ makine ndriçuan copa tȅ shpejta tȅ vuajtjes njerȅzore.
Disa tȅ qeshura tȅ pakontrolluara filluan tȅ trazojnȅ mjerimin e ngujuar nȅ atȅ pak metȅr vend.
Njȅ djalȅ, pa llogaritur mirȅ rebelimin e vuajtjes, vazhdonte lojȅn e çmendur me kanaçet e grumbulluara nȅ njȅ qese tȅ shqyer.
Njëherë i nxirrte nȅ makinȅn e shokut, tjetërherë i fuste nȅ makinȅn e vet duke pȅrsȅritur:“Shko shiti kanaçet”!
E qeshura histerike nuk arsyetonte, por marrȅzisht kishte pushtuar tȅ rinjtȅ duke i bȅrȅ skllevër tȅ sȅ ligȅs. Nuk e lanȅ me kaq, por loja vazhdonte nȅn kthetrat e paarsyes pȅr kȅta tȅ rinj duke bredhur qesen e shqyer me ato pak gjȅra tȅ mbledhura aty-kȅtu.
Kur e njohu mallin e tij dhe dȅgjoi gajasjen e zhurmshme u largua nxitimthi nga hekurishtet dhe tregoi rebelimin e heshtur tȅ shpirtit njerëzor tȅ ngrirȅ nga varfȅria. Ky rebelim ngurtȅsoi tȅ qeshurȅn tallȅse tȅ tȅ rinjve duke e bȅrȅ monument ndȅrgjegjeje tȅ vrarȅ. Njȅ e bȅrtitur e thellȅ doli nga shpirti i vuajtjes njerëzore, e pakumtimtȅ nga lidhja semantike, por e klithur fajȅsimi i njeriut tȅ tjetȅrllojtȅ qȅ s’ka mȅshirȅ pȅr dhimbjen e vuajtjen.
Vazhdonte njȅ hap, ndalej…
Dhe mjerimi pȅrmbahej. Ishte mȅsuar tȅ duronte. Pa fjalȅ ngriti duart tȅ godiste.Tȅ rinjtȅ largoheshin me hapa tȅ mbrapshtȅ pȅr tȅ mos mbetur prehje e njȅ trazimi tȅ madh tȅ vuajtjes njerȅzore.
Askush nuk kishte tȅ drejtȅ tȅ prekte dhimbjen deri nȅ asht tȅ njeriut nȅ vuajtje .E qeshura e tȅ rinjve ishte mȅ e pakumtimtȅ , mȅ e kotȅ pa motiv dhe arsye.
E qeshura mȅ tronditȅse se vetȅ vuajtja.