Shkrimet mbesin, fjalët i merr era!
Sot me 2 korrik 1990 që 30 vite, në Librin “Historia e Popullit Shqiptar”, që gjyshi im i ndjerë ma ka dhuruar si nxënës i shkollës së mesme, me kusht të lexoja dhe të mësoja për historinë tonë.
Më kujtohet mirë që në fund të këtij libri e kam përshkruar ngjarjen e deklaratës së Pavarësisë së shpallur nga ish deputetet e Kuvendit të Kosovës, nën rrethana okupimi.
Teksti i shkrimit nga origjinali, me 2 korrik 1990
Korriku i vitit 1990 ishte ditë e hënë ku ishte ditë shumë e nxehtë, temperaturat kishin arritur gradë 32 celsius, kushte e mbajtjes së takimit ishin jo normale, kryetari i Kuvendit Gjorgjo Bozhovici me bozhovicat tjerë të Serbisë kishin bllokuar mbajtjen e mbledhjes në Kuvendit Krahinor.
Mirëpo delegatët shqiptar ishin këmbëngulës për mbajtjen e mbledhjes e që e realizuan nën qiellin e hapur para portës së Kuvendit Krahinor, të pranishëm ishin 114 deputet, dmth forumi ishte për mbajtjen e mbledhjes.
Fjalën e murr Bujar Gjurgjealaj, i cili tha se po fillojmë mbledhjen këtu para Kuvendit Krahinor edhe pse kushtet nuk janë normale, kur dua të cekët se kjo shtëpi është e popullit, ndërkohë në diskutim u inkuadruan edhe delegati tjetër Muharrem Shabani, i cili ceku rendin e ditës:
1-Çfuqizimin e të gjitha vendimeve e marsit 1989, i cili u aprovua njëzëri nga delegatët.
2-Që Kosovës të ju njihet statuti i plotë, dmth ajo të jetë e barabartë me të gjitha Republikat tjera të Federatës (Konfederatës) jugosllave.
3-Shqiptarët që jetojnë në Kosovë nuk janë më pakicë, por komb, Popull.
4-Dhe KSAK më nuk thirret ndryshe për veç se KOSOVË.
5-Çfuqizimin i të gjithë amandameteve të Kushtetutës së Serbisë.
2 Korrik 1990. d. v
Nijazi Halili