DHE TI IKE SOT MIK FEVZI
Ike dhe ti sot
Miku im i mirë,
Ike shkove shpejt
S’na the as lamtumirë!
Sa i urtë e i qetë ishe
Ti miku im i mirë,
Për pritjet tua të ngrohta
Me Ty çdokush ndjehej aq lirë.
Buzëqeshja e zëri yt mik
Gjatë do mbesin në kujtesë,
Nderimi e respekti yt për miqë
Kurrë nuk do hudhen në harresë.
Shpirtmirë e zemër butë çdoherë
Një fjalë të rëndë kujt nuk ia the kurrë,
Vërtetë pos që ishe mik i mirë
Ti ishe edhe i fjalës e burrë.
Pusho i qetë Fevzi
Atje ku shkove n’amshim,
Shpirti yt në mes parajsës qëndroftë
Se ti atje e ke vendin miku im!
“””””””””””””””””””””””””
ËNDËRRA E DHELPRËS
{ Poezi për fëmijë }
Sot në këtë ditë dimri
Me borë dhe acar,
Dhelpra ra nga mali
U nis për Pazar.
Ishte mjaft uritur
Ushqimi u tret,
Ndoshta ne pazar
Ndo’j pulë me e gjetë.
U nis e gëzuar
-Jam tha e lumtur unë,
Atje ne pazar
Do ketë pula shumë.
Dy a tri do i marr
T’i dërgoj në strofull,
Të kem mjaft ushqim
Deri sa koha ngrohet.
Në grumbullin e pulave
Gjelin më t’mirë mori,
Mirëpo kokorizma
Gjumin ia nxorri.
Moj ëndërr e bukur
Nuk zgjate dhe pak,
Ishte gjel I bukur
Më mbeti merak!
06.02.2020
“””””””””””””””””
RREZE DIELLI NË AGIM
Pres e pres ca vite
Pres nje dite të mire,
Kot deri sot prita
S’ndritet kjo errësirë.
Prit më tha miku im
Prit se do vijë dita,
Terrin mbi ne shtrirë
Do e zëvendësoi drita.
Dhe drita po vie
Shoh rrezet n’agim,
Ikë mjegulla e dendur
Prehje n’shpirti im.
Rreze të ngrohta dielli
Në maje të larta duken,
Këto shungulla reje
Dalngadalë do zhduken.
Do shtrihen mbi ne
Rreze të ngrohta dielli,
Do ndriqojnë dhe yjet
Atje lartë nga qielli.
Kjo ngrohtësi shpirtrore
Kaherë na mungon,
Sa bukur njerëzimi
Ngrohtësinë do shijon!