Një nënë e kërrusur në rrugë
Vetëm bastuni që e mbante në këmbë,
Rrudhat shtrirë në duar, ballë e fytyrë
Tregonin se kishte pasur një jetë të rëndë .
Kishte shtrirë njerën dorë para
Aq shumë kokën e kishte ulur ,
Kërkonte lëmoshë nga kalimtarët
Sikur donte që për ndihmë atyre tu përkulet.
Në shpirt me të prekë kjo gjendje e nënës së pafajshme
Që një Zot e di vërtetë se si ajo jeton,
Por gjendja e saj tregon një varfëri të skajshme
Dhe se për te duket askush nuk mendon.
Ndihmoni o vëllëzër këtë nënë dhe shumë të tjera
Sepse edhe ajo është një nga nënat tona,
Mos ti lëmë rrugëve të kërkojnë lëmoshë
Por ti hapim qeset dhe zemrat tona.
Llogaritne që është nëna e juaj e dashur
Ndihmone dhe falni pak dashuri,
Çdo kush që e sheh këtë nënë në rrugë
Ofroni ndihmë se edhe Zoti këtë kërkon nga ti!