E TILLË ERDHI JETA ISHA I TEPËRT

Bëra atë gabimin t’studjova manexhim
s’bëre gjë me diplomën tënde m’vodhe
shpenzime t’mëdha as për shpirtin tim
për t’cilat punova si skllav e m’rrenove
pa shëndetin tim m’nxorre n’rrug si qen
ti më le vetëm vite t’tëra të rend n’gjyqe
kundër meje që n’botë si mua më s’gjen
çfar doja tët thoja tani pse hesht si qyqe
ti e përbuzje kërkesën time por jo paren
çfarë kërkon ti qët pranoj se dua të vdes
dikush duhet ta ketë fajin ti lere zagaren
në u bëfsha poet i madh diçka shkoi keq
nuk ishe kukull prej kashte as marionetë
njeri nga ne të dy duhet t’jetë dhe fajtori
mos thuaj se mund të ishe ti s’je e metë
them fajtor asht gjithon ai q’plagët morri
nuk jam aq i djallëzuar në sytjena siç je ti
jam vetëm një poetkë në shpirt pa vdekur
që nuk m’pëlqejnë poezit t’përmjerra e di
t’modës sperm puçi-puçi t’lavires t’qeshur
e tillë erdhi jeta q’solle e thjesht pabesisë
po a nuk asht ky ligj i pashkruar zhgënjimi
por prap ishte shumë për një jetë o Enisë
nga plagët që më le vullkan m’del rënkimi
efekti q’ushtron mbi mua asht vetmi helmi
efekti që të hesht si burrë keq i tradhëtuar
s’kisha pse ta pranoja mbiemrin tënd Demi
që ish i butë ei omël si sëmundje e vonuar
ti kurrë t’më bësh t’çmendur mos e mendo
m’bëre nder tek komshiu duke më vjedhur
gjeti arsyen të më vjedhë si ty veten se do
e the fyrjen më t’keqe q’munde si e dehur
nëse fajet i kam unë atëhere jam un fajtori
pa gjak deri në pikën e fundit t’gjakut baba
zemrës thikat me emrin tënd i gjeti doktori
mbijetova hemit tënd varg nuk bëra shaka
hemoragjive sesi më doli se jam fajtor gare
si jetoj që rrita djallin më femër ja kjo ashtë
për shkakun tënd s’duhet t’kisha jetuar fare
gjithnjë ka qën i tepër ai q’fle si mua jashtë
“””””””””””””””””””””””””””””
PJELLA IME JE O BIR
Moshën tënde bir shoh stampuar
në kokrat e ilaçeve që fshehur pi
jetoj dimra vetmie të koncentruar
koinçidencë sesi më këmbë un ri
në rrugë ne u takuam këtë rradhë
bir më përshëndet si t’jesh komshi
hemoragjisë më zgjohen aq plagë
pjella ime je o bir nuk ishe rastësi
martuar ke nuse po unë jam gjallë
s’gjej shpjegim n’tënden çmenduri
ti erdhe, nga dashuria ime e parë
braktisja jote me tepër se tradhëti