10.5 C
Tiranë
E enjte, 30 Prill 2026

Niko Poet Gjiriti

FATET VIJNË NA TAKOJNË
Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, njerëz që qëndrojnë dhe jashtë
Qenia jote më jep energji, oksigjen jete
të drejtën e dorës mbi sup, jam individi
m’tepër se ty engjëll, kërkoj t’vij në vete
infantilizimi i parajsës dashuris m’ndriti
të preka, e pashë gjurmët prej perëndie
je gjetja origjinale e shpirtit të një njeriu
un denjova si askush, ashtu si m’ka hije
gjenialitetit human je fenomeni, m’ngriu
ngohtësi njerëzore, admirimi në lumturi
nga ç’mite greke ti u arratise dhe erdhe
si ty, nuk kam parë n’jetë, asnjë perëndi
fatet vijë na takojnë si prej një tjetër jete
po i nxjerr në shesh emocionet, të gjitha
shëndrruar n’fëmij’ që do të përkëdhelet
anashkaloj njeriun e rritur, plot me thinja
ndjej engjëllimit hynjor, shpirtit t’derdhet
SA TË PASHË TY NË ËNDËRR
Imazhi mund të përmbajë: 1 person, duke qëndruar
Mos ki frikë që qëndroj mbi mendjet e zakonshme
shpirtin që humbe adoleshencës, ja ku e ke gjetur
jam i gatshëm për ty të duroj gjithçka, të zorrshme
ti je magjia njerëzore, që akoma nuk e kam prekur
preka skajet e formave t’trupit mbushur me aromë
dridhej aftësia shpirtërore mbi buzët plot epsh pak
u shtangën mendjet tona tundimit, s’morrën formë
djepi vogël bosh, nxori lotin kënaqësi, ndezur flak
tani nuk më njeh njeri aq sa më njeh mirë e dashur
njerëzit janë t’një lloji ndryshe, jo se kanë dy këmbë
m’duaj sa të dua, koha e xhunglës ja, paska ardhur
sa të pashë në ëndërr iku, u arratis vdekja mbrëmë
“”””””””””””””””””””””””
NUK I ANKOHEM FATIT
Imazhi mund të përmbajë: re, qiell, jashtë dhe natyrë
Ikën me kohë pushuesit, pa ikur shtatori
veç të shohësh ti si grindet dielli me retë
ç’bukuri, hidhe nj’ vështrim dreqi e morri
nuk i ankohem fatit kaq kohë më le vetë
eja të ç’mallesh, pa më thënë se do vish
tët përqafoj deri n’vdekje, vetëm nj’ herë
tët’prek me mollz’ gishti ato buz qershish
mbi prehrin tënd, të jap shpirtin, më lerë
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.