Dhimbjet e plagëve t’mia, nga ty, do t’bëhen balt n’shpirt
s’më ndjeve, si pjesë e jetës tënde, prandaj, më s’më gjen
Zoti ty, do ta gjej mungesën e zemrës, pa fjalët e mia drit
shpirtvogëlsi, mosmirënjohje, re përdhe, m’buzqesh liqen
Ti s’ishe asgjë për veten, por për mua ishe gjithçka
nuk kemi shkëmbyer fjalë që nga ajo kohë e largët
at’, qëm premtove atëherë, ish pjedestale dashuria
mëme faj para zotit ndjehem un, betimi ishin fjalët
JU FALËMINDERIT BUKUROSHE
Të më falni, mëkatet, o gra mëkatare deri në palcë
po më afrohet ora e fundit, e vejanisë, ora ri lindje
s’më latë të mërzitem çmenduris, kurvëris i paaftë
ju faleminderit bukuroshe rrugaçe, m’u bët bindje
Sa gjëra të tjera, që kaluam vetëm ne të dy më kujtohet
e ndjeve veten njeri, në çaste ëngjëllimi, ah zëri ledhatar
pandehe se isha ujku, si luan ujk nuk isha që zemërohet
fytyra flak e kuqe, dole nga thellësi e shpirtit, mërgimtar
Shpirtin tënd e mbajta më krah’, e mësova qët eci
lëkundej, i trembur fëmi, por këmba gëzimi hidhte
përqafimit tim, me të arritur qeshte, ika diku ngeci
ditë, muaj e vite prita, pak respekt nga ëndrra dilte