22.5 C
Tiranë
E enjte, 16 Prill 2026

Niko Poet Gjiriti

KOMUNIKIM & MENDIME

Jeta asht pasqyrë që di të kthejë sjelljet, portretin shpirtëror, mbaje mend këtë bija ime, vetëm lidhja e gjakut asht pak e çuditshme. Ndonjëherë, shpagimi vonon, ose mban debite, kredi për përdorim në të ardhmen si tepër vonë për t’ju goditur në fytyrë prapësirat për ato mëkate që bënë dhe që nuk i mbajn mend. Ne nuk do të kurseheni duke thënë të vërteta. Dhe nëse je vonë për të mirën që ke bërë, mos u shqetëso bija ime, jeta do të kthehet të shohësh se si mund të jetë jeta e tyre që me pabesinë u pasuruan. Të marrësh një shije, se sa ia vlen jeta, shiko gjurmët që dikush le në jetën familjare. U takon atyre të dinë jeta një herë jetohet, sepse në fund të fundit, asnjë tip i mirë, si psikopat i pandjeshëm me komplekset që e mbytin nuk mund të mbijetojë me njeriun normal. Babai shijon tek fëmija origjinalitetin dhe guximin për tu bërë më e mirë se prindi. Ata që bëjnë gabime dhe kërkojnë falje që kanë për qëllim, të mirëkuptohen, të mos shkëputin lidhjet familjare e miqësore, përkulen para një buzëqeshjeje të pastër me respekt, duke parë punën e vet. Të djallëzuarit jeta i pështyn pa lëvizur gishtin e vogël as qerpikun e syrit.

Gërmëtari

“””””””””””””Mund të jetë një imazh i pemë, natyra, qiell dhe natë

HËNA, U BË PLAGË NËPËR RE
Ajo grua më vjen gjithmonë në mendje në vjeshtë
kërkojmë të gjejmë dikë që mban të njëjtin kujtim
ëndrrash pa gjethe të rëna me zë të lartë të qeshë
kujtesa ime shkruan mban mirë faktet në përjetim
dashuria ime asht liri mban erë shi grurë të pjekur
buzët e saj kishin ngjyrën e gjethes të kuqërremtë
kërkuam dorë për dore n’rrugica të jetës t’ndjekur
menduam se po kërkonim kot engjëllin e sinqertë
në thelb kishim të njëjtin kuriozitet t’njëjtën lakmi
trupat përputheshin brenda puthjes pa universitet
njëra mbrëmje rrotullohej muzgut përzihej përsëri
tjetra gëlltit yjet t’rënë, njëri u bë tjetri heshtja flet
hëna ja përqafoi trupin ngjyra doli kontrollit jashtë
nuk më përkiste mua, po merrte formë të dëshirës
ndjeva, dielli nesër do çante në qiell me ne bashkë
vetëm qielli s’ishte i imi në sytë e saj dhe hapësirës
kështu ndodhë gjërat si mjaftoi dashuria ime o Zot
duhet të ishte, pak më ndryshe, si mund ta kuptoni
u kujdesa që në çdo rast të anulonte egërsinë e lot
un e desha, ajo notonte në liqen pasigurie telefoni

s’them se isha më mirë e kam dashur herë pas here

atë e jo pasigurinë time, frikën morra për të kërcyer

më pa, në vetminë time e hëna, u bë plagë nëpër re

mund t’kisha qarë sentimetalizmit, kryqit mbërthyer

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.