Sado të dëshirosh të ndreqet dinjiteti në sy në shoqërisë dhe të partnerit të ri me të cilin vendos të kalosh, pa furgon dhe aeroplan brenda dashurisë në çift, çështjet psikologjike bëhen probleme psikike të cilat origjinën e kanë nga fëminia. Çdo gjë tjetër asht e pamjaftueshme, për tu ndjerë e veçantë, përvese të dashurosh me sinqeritetin që e bën edhe seksin në takimet e justifikuara për punë pa shpërblim, por të herëpasherëshme. Mendja adoleshente e një femre, pse jo edhe me thinja në prag të pensionit, sado të mbyllet, mblidhet, ajo hap vrima prap. Nuk jam habitur që deklarimet e saja që e kanë përshkruar lidhjen e saj të fundit, të radhës, si një lidhje ideale shpirtërore, në të cilën edhe vetë Krishti u ngjall dhe vuri dorën e vet, për të qenë engjëllore. Fjalët e bukura nga më të rrallat nuk bëhen barikadë për lakminë e saj të fshehur, për të ushqyer lidhjen tradicionale të femrave aventuriere. Pëshpëritja në vesh me anë të ajfonit, ka nxitur udhëtime për takime duke i shtuar shpresat për një jetë më të mirë se me burrin e saj, pa u kujdesur për ankthin i cili edhe pse nuk gjen ndërgjegje, gjen ambjentin e duhur për manipulim, fshehje të varura, jo nga ëndrra e dashurisë por nga ato të aventurës. Të njëjtën gjë bën edhe vajza e saj, për të konfirmuar se dështimi i nënës së saj në dashuri, asht dhuratë për atë, e cila duhet ti ngjajë mamit, që të shkojnë mirë. Këtu nuk bëhet fjalë për turp, as për dinjitet familjar, atje banesa kthehet në një kuplara, që nuk i jep fund lajthitjeve nga afeksionet seksuale, mamai xhan, mami xhan.