30.5 C
Tiranë
E dielë, 13 Korrik 2025

Niko Poet Gjiriti

HUMBJA E BESIMIT NË ÇIFT- EGOJA GRUA
Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz, people sleeping, njerëz të ulur dhe Zmadho
Pretendim apo humbja e qëllimit për të qenë bashkë, mos vallë vjen nga ato që lexojmë? A duhet të humbë besimi tek burri shkrimtar, vetëm për ato që shkruan? Cila forcë e shtyn gruan e një krijuesi ta ndjejë veten të diskretituar që lexon krijimet e tija të cilat nuk ja përmendin emrin e mbiemrin dhe të dhënat që ka në kartën e identitetit, asnjë personi dhe ca më shumë asaj si gruaja e krijuesit nuk duhet ti shkojë mendja. A mundet të ngejë një arsye bindëse për humbje besimi nga ato që lexojnë të gjithë, duke i lexuar edhe ajo. Distanca për distancë ku ekziston rutina, ndikon shpesh si hapësirë për të ndërhyrë të tjerë njerëz, të afërt, fëmijët me të cilët jeton, dhe ca më keq kur komunikimi me njerkun e tyre nuk ekziston. Kur gruaja ka dyshime se ashtu do, nuk bëhet mjaft për ta luftuar atë që mbart shkakun dhe pasojën në trupin e saj. Mos angazhimi me kalimin e kohës për burrin e sëmurë, nxjerr në pah predispozicionin e saj të fshehur nga ku ajo tenton të zhvillojë një qëndrim jo vetëm mospërfillës në marrëdhënien burrë grua, por merr guximin dhe të deklaron :-”Kam humbur besimin tek ty si burrë.” Këtu me këtë deklarim nuk ka më ndjenja që të zbehen, ndjenjat kanë kaluar në një adresë të panjohur, fatkeqësisht. Mundësia për të pranuar këtë deklarim nga gruaja e cila mesaduke harron se bazë për të humbur besimin ka burri i saj nuk janë krijimet fizolofike. Dua të jem konkret në dilemën se cilat janë baza më e shëndoshë për humbje të besimit:
-a-ajo që shkruan miku im shkrimtar nga devolli apo:
-b- mbajtja sekret e llogarive finaciare nga gruaja e tij, për të mos kaluar edhe në profilet në fb, që burri i saj nuk ka çelësin të kontrollojë gruan e tij siç e kontrollon ajo. Humbja e qëllimshme e besimit tregon karakterin e dobët për partneres e cila do të justifikojë bëmat e saja, duke mos menduar se sinqeriteti e mban gjallë lidhjen në çift. Kur nuk e quan më nevojë kohën për të qënë e hapur si të bësh gjest romantik qënia burrë të duket e tepërt, ai nuk asht më joshja, nuk ka lëng për ti pirë. Deklarimet kategorike duhet të kenë vëmendjen të veçantë për të kuptuar, se jemi përballë shkallëve të gjyqit për divorc. Edhe pse asgjë nuk ishte e përsosur në lidhjen me një grua në moshë pensioni, mundësia për të ndërtuar hapësirën për të qenë së bashku, asht humnera e egos që ngrihet në protestë nga publikimet e mendimeve të cilat janë pjesë nga jeta e shumë miqve dhe mikeve nga njohjet shumë vjeçare. Të shkruash për dashurinë, për tradhtinë, nuk pranon indiferencë, nuk do të thotë që gruaja që të lexon ndjehet e diskretituar moralisht. Si ta luftosh atë, gruan tënde me të cilën ke lidhur jetën, por një kohësisht nuk mund të rrish si shkrimtar, pa thënë të vërtetat që vijë nga një mijë e një burime sociale. Meditimet konceptuale për moralin e njeriut me dinjitet, nuk mund të merren si sulm ndaj vetvetes, por si injeksion për të frocuar marrdhëniet burrë-grua. Duke tu bërë ferra Ibrahim, nuk vënë në vend një rutinë që i bën mirë çiftit, ku ndjehet e ekspozuar paja e gruas që kushton më pak se një përpjekje të vogël, për ta kuptuar ku fle ljepuri i madh në ferrën e vogël. Dialektika e publikimeve të shkrimtatrit nuk varet si do të mendojë gruaja e tij për ato që i lexojnë me mijra, si një pasuri intelektuale që hidhet për vlerësim dhe jo për diskretitim në vijimësi të përditshmërisë së ngjarjeve të cilat, shfaqen sjellje të reja, si evolim i familjes dhe shoqërisë. Reagimi me zë të lartë nuk sjell fjalë të peshuara mirë nga gruaja e shkrimtarit, sado që çirren dyshimet, ato nuk e ”trembin” aspak marrëdhënien në çift, në sipërfaqe. Nëse në dinamikën e debateve gruaja shikon si fajtor burrin që thotë të vërteta ajo duhen të evitojë vetvete si shembull i sinqeritetit, në momentin që ajo edhe në një pikë nuk asht e sinqertë, mund të themi që marrdhënien e ka parë me syrin e interesit, mund të sjellim një shembull, që egoizmi bën martesa për hakmarrje dhe jo sepse, dridhesh vërtet për burrin tënd krijues. Ku ta gjesh që burri,di vetëm gjuhën e të vërtetës dhe a ka garanci më të konfirmuar për një mardhënie drejt lumturisë. Kur nuk ambientohemi me mendimin se shkrimtari-burrë asht ajo bimë e mrekullueshme, që çdo pjesë të marrëdhënies e ngre në art, ajo gruaja do të jetë gjithmonë atje si muzë, prandaj duhet të rezistojë përkrah krijuesit që jetë martesa një normalitet, një lulëzim ndjenjash dhe emocionesh fëminore, drejt një pranverë të përjetshme me thinja. Krijimet për arrëdhëniet martesore janë nevojë imediate si ushqim psikologjik filozofinë e jetës duke rritur vëmendjen të përditshme për njëri tjetrin, në mënyrë që të rriten dhe forcohen rrënjët e lidhjes martesore në mënyrën më normale, që të zhvillohet përpjeka për besim me sytë e mbyllura.
Egoizmi individual si femër, grua përveç të mësuarit mbrapsh nuk të bën që të durosh në dashuri, të sqarohesh për paqartësitë mendore ku çdo moskuptim vjen nga pozita e dyshimit ku je. Në çift duhet të përpiqemi të mësojmë si të parandalojmë tendencat negative, sepse njeriu që dashuron me shpirt, i drejti lëndohet më shumë, dhe në rastin konkret ai që thotë të vërteta. Hamendja se mos ka shkruar për ty që të ka grua, për faktin që se e gjen veten në atë çfarë shkruan krijuesi-burrë shumicën e rasteve konfondon realitetin me atë çka asht personale, ndaj ato shkrime nuk janë përmbytje e madhe që mund të ndërthuren me egon e apasionuar, duke i kategorizuar si diskretituse. Kush e ka moralin e pastër dhe nuk e vret ndërgjegjia nuk ka pse të lëndohet, nga e përgjithshmja rastet e reagimeve edhe nga presona të panjohur nuk janë të vogla, falë zakoneve të këqija plot tendenca negative amorale. Dyshimet çojnë në humbjen e besimit dhe krijimin e një besimi të ri ndaj gruas e cilat preket, çirret e bërtet për të mbrojtur nderin e saj të cënuar, ndaj janë veprime këto që dobësojnë marrëdhënien në çift.
Nuk asht e nevojshme të shprehësh dëshirën si grua se je gjithmonë e drejtë, e ndershme, kur pretendon se fakti i atyre që lexon përbën për ty një padi civile për t’u ndarë nga burri, duke përjashtuar faktin e të qenit ti e pasinqertë në të pasurit gjithçka të hapur me burrin, prandaj mos e ngatro hapjen e këmbëve me sinqeritetin dhe me gjithçka që flet për mirëkuptim. Nga qëllimet e fshehura, nga egoizmi nuk jemi në gjendje për të arritur një kompromis logjik, sepse pa u kujdesur për nevojat e partnerit nuk mund ta trembësh me deklarimin klasik “ Unë kështu mendoj dhe pik, bëj si mendoj unë”, fakt që nuk e llogarit shkrimtarin si burrë. Kur arrijnë t’i çojnë mardheniet drejt divorcit me dyshime, me hamendje, kanë marrë fund projektet e përbashkëta, duke anashkaluar themelet e lidhjes martesore dhe marrëdhënia shembet nga thënia e të vërtetave, ku fajtor asht ai që i thotë. Kur bëhet fjalë për t’iu kundërvënë, i humbur asht ai që ngre zërin, kërkon të drejtën pa dëgjuar burrin, i cili edhe pse të bind përmes dialogut, ti si grua vazhdon në atë tënden. Rrugë të mbarë lexuesja ime dhe gruaja e kolegut ti patriot. Largohu.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.