14.5 C
Tiranë
E enjte, 6 Shkurt 2025

Nikolle Loka

Mund të jetë një imazh i Nikolle Loka

Prengë Bibë Doda, një, fenomeni në jetën politike shqiptare

Preng Bibe Doda eshte nje fenomen ne jeten politike te Shqiperise.Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë, ambiente të jashtme dhe monument

I lindur per te udhehequr, qe femije i’u desh te perballonte prapaskenat e politikes dhe arriti te mbijetonte, pavaresisht se mbijetesa e Tij ne kete teater absurd aziatiko-ballkanas te politikes se atehereshme turko-shqiptare ishte shume i veshtire. Djali i vetem i kapidanit Bibe Dode Pashës, 10 vjeçar ne vdekjen e babait te Tij, vetem me nenen, te famshmen Margjelen e Bibe Dodes dhe nje moter duhet ta ruante poziten e babait te vet ne kushtet kur ai funksion lakmohej nga brenda dhe nga jashte per aresye te ndryshme, por qe te gjitha kishin ne fund nje qellim? ta largonin djalin e Bibe Dodes nga pushteti.
Si ne çdo familje fisnike, edhe te Gjonmarkajt kishte lufte te brendshme per pushtet, por edhe ketu rregullat e lojes ishin te percaktuara qarte: e drejta e sundimit i takonte djalit te pare te vellait te pare. Mbi kete baze pushteti i kishte takuar Gjon Markut, Llesh Gjonit, Preng Lleshit, Dode Prenges, Bibe Dodes dhe se fundmi Preng Bibe Dodes.
Gjonmarkaj te tjere te shquar, madje dhe shume te shquar ishin te detyruar te pajtoheshin me kete fat: t’u bindeshin ketyre sundimtareve. Deri tek Preng Bibe Doda linja trashegimore e pushtetit kishte funksionuar mire, por ne rastin e Preng Bibe Dodes, i cili kur mbeti jetim ishte 10 vjeç, nuk kishte xhaxha qe te sherbente si regjent i Tij. Ne fakt kete detyre te veshtire e mori persiper nena e Tij, Margjela. Situata ishte e veshtire. Per largimin e trashegimtarit te ligjshem te Bibe Dodes ishin te interesuar drejtpersedrejti turqit, te cilet ishin gati te benin gjithfare marreveshjes dhe leshimesh, me qellimin e vetem qe ti jepej goditje thelbit te vetqeverisjes, rregullave te percaktuara per ushtrimin e drejtimit te kesaj Krahine autonome.
Nga ana tjeter konjuktura nderkombetare ishte krejt e pafavoreshme. Konsujt e Fuqive te Medha ne Shkoder perfaqesonin politiken zyrtare te ketyre fuqive qe jo gjithmone ishte e mire per Mirditen. Konsujt europiane ne Shkoder ishin ne radhe te pare te interesuar te kishte njefare stabiliteti ne Shqiperi dhe qe situata ne kete vend mos te dilte jashte kontrollit, nderkohe qe po pergatiteshin per te bere harten e re te Ballkanit pas largimit te turqve. Fuqite e Medha, pa Rusine i dhane Mirdites vetem mbeshtetje morale, kurse Rusia deshi ta shfrytezonte trimerine e mirditoreve per te lehtesuar realizimin e synimeve pansllaviste ne kete pjese te Ballkanit. Ketyre veshtiresive u shtohej varferia ekstreme e mirditasve dhe varesia e tyre nga tregjet e Lezhes, Shkodres dhe Prizrenit. Dhe keta njerez trima dhe krenare duhet te mendonin jo vetem per vetqeverisjen tradicionale, por edhe per buken e femijeve te tyre.
Dy here i internuar: jetoi 61 vjet dhe kaloi ne internim 39 vjet
Turqit menduan se me vdekjen e Bibe Dodes erdhi rasti per t’i dhene goditjen e pare autonomise tradicionale te Mirdites, duke e derguar Prengen ne Stamboll, gjoja per aresye sigurie. Me kete veprim ata menduan se mirditasit do te pranonin nje udheheqes tjeter, qofte ky edhe brenda shpise se Gjonmarkajve, duke e ditur se pastaj, ne nje moment te dyte, do ta kishin me te lehte ta likujdonin autonomine. Por mirditasit qe ate vit kur iku Preng Bibe Doda dhe deri ne vitin 1876 nuk pranuan asnje qeveritar tjeter dhe ne vend sundonte anarkia e plote. Ne takime dhe ne peticione te ndryshme mirditasit kishin kerkuar kthimin e djalit te Bibe Dodes si trashegimtari i ligjshem i pushtetit te babait te Tij. Pra per shtate vjet rrjesht Mirdita mbeti krahine e paqeverisur, por njeheresh edhe e panenshtruar.
Ngjarjet u zhvilluan ne menyre te atille qe Porta e Larte i druhej nje kryengritje te mirditasve, nderkohe qe osmanet po humbnin terren nga lufta me ruset dhe Serbia e Mali i Zi i kishin shpallur lufte Turqise.
Preng Bibe Doda u kthye ne Shqiperi me nje program armiqesor ndaj turqeve dhe mendoi ta shfrytezonte ne favor te Tij konjukturen e favoreshme nderkombetare. Para kthimit ne Atdhe ne korrik te vitit 1876, Ai kishte takuar ambasadoret e Fuqive te Medha ne Stamboll, ku u kishte kerkuar njohjen prej tyre te autonomise se Mirdites. Ambasadori i Frances nuk e mbeshteti projektin e tij, ambasadori i Austrise e keshilloi qe te priste, ndersa ambasadori i Rusise i vuri si kusht qe Mirdita te sulmonte pas shpine forcat turke, sapo te hynte ne lufte Mali i Zi.
Vetem kater vjet do te qendronte Preng Bibe Doda ne Shqiperi dhe pastaj do te fillonte internimi i dyte. Me 13 dhjetor 1880, Dervish Pasha i ftoi drejtuesit ushtarak te Komitetit te Shkodres te Lidhjes Shqiptare te Prizerenit, Preng Bibe Doden dhe Hodo Begun, qe te inspektonin se bashku rrugen Shkoder-Shengjin dhe me te mberritur ne Shengjin i arrestoi dhe me anijen Selimije i dergoi ne Stamboll. Filloi keshtu internimi i dyte i cili zgjati plot 28 vjet.
Po cilat ishin pasojat e ketyer internimeve? Prenga u sterilizua qe te mos kishte mundesi te linte pasardhes. Kjo do te kishte pasoja te renda ne jeten e Tij. Nga ana tjeter, ne Shkoder mbeti e ema me te motren, te cilat duhet te perballonin mungesen e kryefamiljarit te tyre, nderkohe qe duhet te perpiqeshin te ndikonin ne ruajtjen e pushtetit te ligjshem te Preng Bibe Dodes ne Mirdite dhe te perballeshin me intrigat e ndryshme qe vazhdonin akoma.
Plot 39 vite internime, megjithate mirditasit i kaluan ato vite duke kerkuar kthimin e Preng Bibe Dodes dhe asnje person qe u perpoq te zevendesonte Prengen nuk u njoh nga paria dhe populli i Mirdites. Disa kajmekam turq nuk u lejuan te vendosen ne Mirdite dhe ata qendruan ne Shkoder. Madje nuk u pranua per te drejtuar Mirditen as Kapidan Kola, djali i te famshmit Preng Markola, qe ndonese u emerua Muhavin (Keshilltar) ne fakt u ngarkua te kryente detyren e Kajmekamit te Mirdites. Pa folur pastaj per Dode Gegen, te cilit mirditasit i dogjen kullen. Keshtu autoriteti i Preng Bibe Dodes ne Mirdite mbeti i pacenuar. Internimi i gjate e lartesoi edhe me shume perpara popullit dhe ndikimi i Tij ne qarqet patriotike te vendit u rrit shume. Pas kthimit nga internimi i dyte, Prengen si kryetar te tyre e njohen perveç Mirdites edhe viset e tjera katolike dhe ai u be nje nder figurat me me peshe ne jeten politike shqiptare. Lartesimi i figures se Tij lidhet me sakrificen e madhe qe kishte bere; me menyresn si i shihte gjerat, me nuhatjen e holle politike dhe largpamesine e parashikimit te ngjarjeve.
Nje veshtrim mbi kryengritjen e Mirdites te vitit 1877
Preng Bibe Doda ishte i interesuar te jetesonte misionin e Tij politik, te ruante autonomine tradicionale te Mirdites si synim minimal i Tij dhe te krijonte nje principate autononome me te gjithe rajonet katolike te Veiut si synim maksimal. Si politikan Ai i ndiqte me kujdes zhvillimet ne Shqiperi, por e dinte se pjekuria politike e levizjes kombetare shqiptare nuk ishte formuar ende dhe mirditasit per kushtet specifike te tyre ishin me te avancuar ne çeshtjen kombetare se pjesa tjeter e popullesise. Prenga si politikan mendonte se Mirdita nuk duhet te priste sa te piqej vetedija kombetare e shqiptareve, por duhet te vepronte sapo kushtet te ishin te pershtatshme, madje nuk perjashtonte mundesine e hyrjes ne marreveshje me te gjitha fuqite e interesuara, mjafton qe te realizonte synimet e Tij. Keshtu se pari u perpoq te fitonte mbeshtetjen e Frances, Anglise dhe Austrise, por ndonese e shihte me rezerva, nuk perjashtonte mundesine e marreveshjes me ruset, serbet dhe malazezte.Kryekapidani mirditas pranoi qe te fillonte luften sapo trupat ruse te kapercenin Danubin dhe Serbia me Malin e Zi te shperthenin luften kunder Turqise. Natyrisht qe kjo situate ne terren do te krijonte mundesi qe forcat e Mirdites te zbonin me armet e veta turqit dhe pastaj te krijonin kushte per jetesimin e autonomise. Konsujt freng, angleze dhe austriak ne Shkoder e keshilluan te ishte i durueshem, ndersa konsulli rus kerkonte qe Mirdita te hynte ne lufte perkrah Malit te Zi.
Me ardhjen e pare ne Shqiperi, Prenga nuk u lejua te shkonte ne Mirdite dhe u mbajt nen vezhgim nga autoritetet osmane ne Shkoder, te cilat ishin vene ne dijeni te planeve te tij. Por Prenga largohet fshehurazi nga Shkodra ne Mirdite dhe organizon Kuvendin e 12 bajrakeve, ku u vendos per lufte kunder Turqise, sapo te niste lufta ruso-turke. Por ngjarjet u zhvilluan ndryshe nga sa pritej. Rusia nuk hyri ne lufte; Serbia nenshkroi marreveshje paqeje me Perandorine Osmane dhe Mali i Zi pranoi zgjatjen e armepushimit. Keshtu qe Mirdita kryengritese mbeti e vetme perballe forcave turke, te cilat u nisen nga Lezha, Prizreni dhe Mati. Mirditasit luftuan me guxim te rralle, por pas dy javesh i’u mbaruan municionet. Kjo beri qe ushtrite turke te mund te hyjne ne Orosh, ku dogjen sarajet e Preng Bibe Dodes, dhe kullat e disa prej mbeshtetesve te Tij. Pas pushtimit te Mirdites, shpertheu lufta me Maline Zi, prandaj Dervish Pasha la ne Mirdite vetem dy batalione, ndersa forcat e tjera i çoi ne front. Nderkohe Preng Bibe Doda hyri ne marrreveshje me Princ Nikollen per ti marre arme dhe municione per te orgaizuar luften. Forcat e Mirdites i rrethuan batalionet turke ne Orosh dhe Kashnjet dhe rezistenca e mirditasve vazhdoi deri sa foract turke u larguan nga Mirdita.
Prenges i’u dha falja nga Stambolli, por ai nuk u njoh nga autoritetet si kryetar i ligjshem i mirditasve dhe e detyruan te qendronte ne Shkoder.
Kryengritja e Mirdites nuk ka gjetur vleresimin e duhur ne qarqet historiografike zyrtare, pasi ajo perkon me kryengritjet antiturke te popujve sllave dhe me zgjerimin e tyre ne kurriz te trojeve shqiptare. Pjesa tjeter e trevave shqiptare, ose i’u bashkuan humbesit, Perandorise Osmane, ose ndenjen duarkryq kur ne loje po viheshin fatet e kombit tone. Shqiptaret u kujtuan me vonese qe te vendosnin vete per fatet e tyre. Madje deri ne prag te shpalljes se pavaresise ata besonin akoma per nje bashkejetese te mundeshme ne kuadrin e Perandorise Osmane. Megjithese u shtyp, kryengritja e Mirdites eshte pararendese e levizjeve te medha kombetare te shqiptareve, qe filluan me Lidhjen e Prizrenit dhe perfunduan me shpalljen e Pavaresise.
Preng Bibe Doda, atdhetar, apo vetem politikan.
Ne disa ngjarje te rendesishme politike te kombit shqiptar, Preng Bibe Doda nuk ishte i pranishem.Nuk ishte ne themelimin e Lidhjes së Prizrenit dhe u angazhua në Lidhje një vit më vonë. Ishte zevendeskomandant i pergjithshem i Forcave te Lidhjes dhe komandant i forcave katolike per mbrojtjen e Hotit dhe te Grudes. Gjithashtu ai nuk e mbeshteti nje kryengritje te mirditasve ne prag te shpalljes se Pavaresise. Nuk mori pjese as ne aktin e ngritjes se flamurit te Kisha e Fanit nga arbereshi Terenc Toçi dhe nuk e udhehoqi personalisht vetë kryengritjen e Mirdites ne qershor te vitit 1911 dhe madje nuk mori pjese as ne aktin historik te shpalljes se Pavaresise se Shqiperise. Mungesat e Prenges nuk deshmojne mungese atdhetarizmi nga ana e Tij, pasi ai nuk kundershton asnje ftese. Ai i ve pushken Malit te Zi, ndonese kishte realizuar nje aleance me te. U përfshi ne strukturat drejtuese te Lidhjes se Prizrenit dhe ne Qeverine e Vlores. Reflektimi i Prenges kishte te bente me mendimet e Tij per rolin e veçante qe kishte luajtur Mirdita ne levizjen per çlirim kombetar dhe Ai u dha shume pas idese se Mirdites i takonte nje vend nderi ne shtetin e ardhshem shqiptar.
Dhe ne kushtet kur e ndjente se koniukturat e pushtetit nuk e favorizonin nje ide te tille qendroi menjane, duke promovuar idene per nje principate katolike, ide te cilen nuk e realizoi kurre, jo se nuk mundi, por nuk deshi. Nderkohe qe Ismail Qemali formon qeverine e pare shqiptare, Preng Bibe Doda u ben vizite qendrave kryesore te politikes boterore ne ate kohe: Parisit, Vjenes, Romes, por edhe Beogradit, ku parashtron idene e krijimit te nje principate katolike. Ne fakt ideja per principaten katolike ne Shqiperine e Veiut i shqetesoi shume qarqet shqiptare , te cilat e kuptuan se pa Mirditen nuk mund te konsolidohej shteti shqiptar.Vete Prenga e kuptonte se nje shtet shqiptar i gjymtuar qe ne lindje dhe me te gjitha ato probleme qe trashegonte nuk mund te jetonte gjate. Ideja e “Principates katolike” pra u perdor si mjet presioni per ta detyruar Ismail Qemalin qe ta vleresonte rolin e Mirdites dhe te deres se Gjonmarkut, duke i dhene vendin qe u takonte ne strukturat e shtetit shqiptar. Vete Ismail Qemali e kuptoi domosdoshmerine e vleresimit te rolit te Mirdites e te Gjonmarkajve, duke i dhene Prenges rolin e Nenkryetarit te Qeverise.
Tashme edhe Mirdita e shihte veten natyrshem ne shtetin e vet ne krah te trevave te tjera shqiptare. Kjo ishte arritje per tu vleresuar edhe per deren e Gjonmarkajve, te cilet per here te pare kane nje djale te vetin ne udheheqje te krejt Shqiperise. Kete arritje Prenga mundi ta ruante edhe ne qeverine e Princ Vidit. Madje Ai u be mbrojtesi kryesor i Princit dhe luftoi shume per shtypjen e rebelimit ne Shqiperine e Mesme, ne krye te gjitha forcave te Veriut.
Edhe ne vitet qe pasuan Prenge Bibe Doda mbeti njeri nder politikanet me te shquar te vendit, duke u bere Nenkryetar i Qeverise se Durresit dhe luftetar i palodhur per çeshtjen shqiptare. Ne kete sitaute ai e kuptoi me mire karakterin arkaik te vetqeverisjes ne kushtet e ekzistences se shtetit dhe luftoi pa u lodhur per integrimin e Mirdites ne strukturat shteterore.
Dilemes atdhetar, apo vetem politikan per Preng Bibe Doden i kane dhene pergjigje shume personalitete te shquara shqiptare, te cilet e kane vleresuar Preng Pashen, duke e quajtur patriot te madh. Vrasja e Prenges, cermonia madheshtore e varrimit dhe komentet e shumta qe u bene rreth vrasjes se Tij e perforcojne me shume idene se Preng Bibe Doda ishte atdhetar dhe politikan njeheresh, njeri qe lindi, u rrit dhe jetoi ne situata tejet te nderlikuara, duke i ndryshuar keto situata ne favor te Tij, por pa cenuar interesat madhore te Atdheut.
Vrasja e Preng Pashes, nje humbje e madhe per mbare kombin
Preng Bibe Doda (Pasha) u vra nga njerez qe njihen me emer dhe mbiemer. Vrasja ne dukje ka aresye banale, qe rrjedhin nga papergjegjshmeria e disa personave, te cilet nuk donin t’ia dinin se çfare po benin.
Ne fakt ishin perdorur disa njerez, por pergjegjesit e vertete te vrasjes se Tij ishin italianet, te cilet ishin te pakenaqur prej politikes anti italiane qe ndiqte Prenga.
Me 22 mars te vitit 1919, Preng Pasha kishte patur ndermend te udhetonte nga Durresi ne Shengjin me ane te detit. Por ate dite nderron mendim dhe udheton permes rruges automobilistike. Ne makinen e Tij ishte dhe konsulli anglez Eden. Ishte vete komandanti italian qe lajmeron vrasesit per udhetimin e Prenges me rruge automobilistike. Prita organizohet diku prane Zejmenit. Kur kercet pushka Prenga ngrihet me kembe dhe therret: “Me vrisni mue e mos qitni mbi te huejt se asht kundra zakonit tone”. Pasha dhe disa nga njerezit e Tij vriten, kurse Konsulli anglez plagoset ne krah. Keshtu Preng Pasha vritet prej italianeve me duar te shqiptareve.
Jane bere plot 102 vjet nga vrasja e Preng Bibe Dodes dhe ai duket se e mori me vete te gjithe lavdine, te gjithe admirimin qe njerezit kishin per Te, madje edhe te gjithe kujtimet. Eshte e pafaleshme qe Zevendeskryeministri i vrare ne detyre te harrohet, aq lehte, nderkohe qe monumente, buste, emra rrugesh dhe sheshesh mbajne njeerz qe kane kontribute shume me te pakta se Ai. Pavaresisht nga kjo situate historia eshte me Te dhe piedestali i Tij eshte i ngritur, pavaresisht se ne nuk po e shohim mire. Duhet qe vetem ta vendosim Preng Bibe Doden aty, ku realisht e ka vendin. Koha eshte tani.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.