14.5 C
Tiranë
E enjte, 6 Shkurt 2025

Nikolle Loka

TURQIT NUK LUFTUAN DHE NUK KRIJUAN ASKUND LINJA MBROJTËSE.
Perandoria osmane kishte filluar një proces të gjatë të reformimit të ushtrisë dhe, duke qenë e zënë me të, nuk priste ndonjë luftë të afërt dhe thuajse nuk e kishte vërejtur formimin e Aleancës Ballkanike.
Ndër të tjera përmendet edhe fakti se pak para fillimin të mobilizimit, Nazim Pasha, ministër i Luftës, me qëllim të përfitimit të popullit para zgjedhjeve liroi nga ushtria osmane në Europë rreth 120 mijë ushtarë nga Anadolli, të cilët kishin marrë pjesë në qetësimin e kryengritjes shqiptare.
Në aspektin ushtarak, nisma më e rëndësishme e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare do të rezultonte nga takimi i një numri udhëheqësish nacionalistë, i mbajtur në Shkup më 14 tetor 1912. Në këtë takim u vendos që forcat shqiptare do të luftonin në krah të Perandorisë Otomane, jo për Portën por për veten e tyre, duke e konsideruar këtë si të vetmen rrugë përmes së cilës mund të mbronin me sukses territorin e tyre dhe të ndalnin copëtimin e “Shqipërisë Etnike” (katër vilajetet). Në tetor të vitit 1912, shqiptarët kishin avantazhin e zotërimit faktik të këtij territori, të cilin ata besonin se mund ta ruanin përmes luftës. Deklaratat e tyre iu paraqitën Portës dhe Fuqive të Mëdha më 16 tetor 1912.
Arsyet e shpartallimit të Perandorisë Osmane ishin mungesa e kuadrit për shkak të mobilizimit të keq, llogaritja e gabuar e fuqisë së trupave bullgare, pasojat negative të riorganizimit të ushtrisë, e cila nga redifet e pa ushtruar priste që të ruante disa nga pozicionet më të rëndësishme, si dhe nga artileria e keqe që kishte në përdorim ushtria turke.
Sipas Armatës së Tretë serbe, në rajonin e Toplicës ishin rreth 2000 redifë –shqiptarë, të grupuar nëpër kufi nga Blazheva dhe Llukova, pastaj rreth 2000 trupa të rregullta dhe rreth 10 000 shqiptarë në tre toga redifësh të grupuar në zonën Merdar- Miroc-Vasilevc në drejtimin e veprimit të Divizionit të Moravës. Në drejtim të Medvegjës nuk kishte trupa të ushtrisë së rregullt turke, përveç njësive të kufirit dhe rreth 4000 shqiptarë të shpërndarë në zonat: Lisica, (rreth 1000) Svirca (800) Cuka e Novakes (200), Tepe e Svirces (200), Veleglave (rreth 400) dhe në Gjilan. Numri i përgjithshëm i trupave turke përballë frontit të Armatës së Tretë ishte rreth 16-18 mijë njerëz dhe 18 topa, përballë 70 mijë ushtarëve serbë dhe 96 topave që kishte në dispozicion Armata e Tretë. Shihet se raporti i forcave ishte 4:1 në këmbësori dhe 5:1 në artileri, në dobi të forcave serbe.
Literatura
I. Kocan….st. 65-86.
Dokumenti o spoljnoj politici kraljevine Srbije 1903-1914, Knjiga V Sveska 2 15.28 Juli-4/7 Oktobar 1912,
Priredio Mihajlo Vojvodic, Beograd 1985, dok 524, st. 776; Milutin Lazarevic, “Jedan turski izvor os srpsko-
turskom ratu 1912: Isakzi Djavid Pashinog nacelnika staba” Vojno-istrorijski Glasnik 6, II, Beograd 1952, st.
94-133.
Stavri Skendo, Albanian National Awakening.
Ferdinand Schevill, The History of the Balkan Peninsula from the Earliest Times… p. 471; Sergej Dmitrieviç Sazonov, Kujtime, … f. 94; J.E.Erickson…. 86-100.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.