13.5 C
Tiranë
E shtunë, 26 Prill 2025

Nikolle Loka

Libri i kohës

Mund të jetë një imazh i natyra

Si një libër i bardhë,
ditar, apo thjeshtë kujtesë,
koha e ndarë fisnikërisht barabar,
për bimë, kafshë dhe për njerëz.
Por vetëm mbinjeriu e la kohën e tij,
në histori.
Të tjerët e çuan dëm në ditë pa adresë,
në netë anonime,
në humnera ndërgjegjesh….
Një kohë që vjen e shkon si të ishte erë,
shkund gjeth në vjeshtë,
stinëve u ndërron vend,
mëngjeseve e pret diellin foshnjë,
dhe e përcjell si plak çdo mbrëmje…

Kohë që dashurohet me veten marrëzisht,

dhe me të tjerët më pak…

Ç’vlerë ka në sekonda anonimë,

një kohë që shkon dëm,

e pa pritur, pa kujtuar na plak…

https://www.facebook.com/nikolle.loka/videos/277450117646823

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.