16.5 C
Tiranë
E dielë, 19 Janar 2025

Nikolle Loka

Po priste…L'immagine può contenere: montagna, cielo, spazio all'aperto e natura

Zbriti deri në thellësi
e në dritë-hije me veten u pa,
nuk kishte qiell,
nuk kishte më as diell,
as shteg për mall,
veç ëndrra për lartësi
e mbante pezull…

Po binte shi,
po binte mjegull,
gria fshihej brenda tij,
si e fundit dëshirë.
Po priste një vetëtimë
që do ta thërriste,
dhe një rrufe
do ta godiste:
A je si je!

“”””””””

Mbi mendtë e kresë

E gjërë, e gjatë kjo natë,
e thellë e lartë,
prej lartësisë së saj po bie hapësira e pafat,
në pezulli,
me plagë dhe vragë të lidhur nyje,
ogur i zi që rrëzohet poshtë e kurrë nuk bie.
Në këtë hapësirë të pa adresë,
humbim ngapak të gjithë,
pak mund dhe djersë,
e djalli i fshehtë kur del,
na shkel
mbi mendtë e kresë.L'immagine può contenere: cielo e notte

Andrra

Andrra e mbetun në shi,
tri ditë e net
pa u lag,
tri ditë e netë pa u tha,
në pranverë
kur të dalë gjethi i ri,
do të mbij nan ullinj.

Andrra e mbetun në hije,
tri ditë e netë
pa diell,
tri ditë e netë pa qiell,
në vjeshtë
kur të bjerë gjethi i vjetër,
do jetë andërr tjetër.

Andrra e mbetun në diell,
tri ditë e net
pa hije,
tri ditë e net pa mjegull,
do të zbresë ndër kopshtije,
e të sjellë atë frymë që përtërin
e ngjall jetën.

L'immagine può contenere: erba, montagna, spazio all'aperto e natura

Jeta…

Po ece me hamendje
rrëzohesh pa të shtyrë,
bie me bujë
e ngrihesh me heshtje,
ndodh që s’gjendet asnjë dorë
që të ofron ndihmë
dhe bota të ngjan me një përqeshje…
Mbetet e larguar me ty,
siç largohet një ëndërr e keqe,
që shihet ditën symbyllë,
dhe sa të hapësh sytë të duket transparente.

Atëherë pse u dashka kaq shumë mund,
të shkelësh pa dëshirë në rrugën me leqe,
nëpër labirinthe që s’të çojnë askund,
kur jeta është e shkurtër
nëntëdhjetë vjeçe!L'immagine può contenere: montagna, spazio all'aperto e natura

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.