15.5 C
Tiranë
E enjte, 6 Shkurt 2025

Nikolle Loka

 

Nën hijen e shelgut lotues
Ta shkrova letrën
pak para zgjimit të shelgjeve,
me lëngun e gjetheve të reja.
Të shkrova
për merakun e vjeshtës,
për hutimin e dimrit,
për një pranverë
që e prisja…
Të shkrova
për ëmbëlsinë e sytheve
në harkun e degëve,
idhtësinë e paramëngjesit
që më shkëput
nga puthja e tokës me shelgun,
e më nxjerr nga vetvetja.
“””””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, jashtë
Moknusha
Një iliriane
me flokët kallëz pishe,
tufë rrezesh
në ditën për diell,
kur shkonte
të bluante në mokën
ëndrrat
i përzinte me miell.
Në shpat
një bari thurte vargje,
e fyelli malit ia jepte,
hijeshia e vashës së re,
zemrën ia mori
me vete.
Bariut gjysma e shpirtit
iu shemb,
në stinën e rënies
së gjetheve.
Dy hije mjaftojnë
për një mal,
Moknusha
dhe Mokna e Vjetër.
“””””””””””””””””””
Harresa
Ra nata…
Harresa,
e zeza
rëndon si plumb.
Shkoi dita,
e sotmja,
erdh mbrëmja,
e sontja,
me terrin
s’preket askund.
Sheh prapa,
s’të le nata,
s’njeh yjet
që i pate numëruar.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.