M’U ANKUA HËNA
1
M’u ankua hëna.
Kish dëgjuar ca gjëra:
Ankesat, të tëra …
2
Erdhi duke folur e qarë:
Ata e ato, ankohen.
Kotë fare:
Më bëjnë gabimtare.
3
Kotë, mërziten nga unë.
Kam parë e dëgjuar shumë…
“Grrëq”, gojën, unë.
4
Për kënaqësinë e tyre:
Poezi, më kanë shkruar,
E, më kanë kënduar.
Nga unë, asnjë llaf,
Nuk kanë dëgjuar.
5
Unë për ju, punoj pa pushuar.
Ujin e detrave e oqeaneve,
Me mbushje e zbrazje;
(Me batica e zbatica)
Duke i trazuar;
Për të mos u qelbëzuar.
6
Mirësit që ju bëj:
Nuk jua them të tëra.
Mësojini edhe vet, ca gjëra!
7
Mos u mërzit! – i thash.
Po i shkruaj unë këto gjëra.
Në i lexoft, ndonjëri a ndonjëra.
8
Por ti, moj e mira Hënë!
Vazdo punën që ke…
Na i fal gabimet, që bëjmë ne.
Se je: më e moshuar se ne.
9
Me mirësi, më tha:
Mos m’u zëmëroni!
Të gjithëve, ju kam falur.
10
Më duhen 15 ditë të kthehem,
Nga njëri krahë në krahun tjetër.
Prandaj: Kini durim!
11
Kërkesat juaja,
Po i mbaj shënim.
Dhe u largua: më nge, më nge.