KUR NDAHET NGA JETA NJË KRIMINEL
1
Kur ndahet nga jeta një kriminel.
Edhe kriminelët janë lloi-lloi.
E përgjitëshmja: Bën keq në njerëzi.
2
Keqbërës i poshtër sa më s’ka.
Servil ndaj eprorëve,
Arrogant ndaj vartësve, e gjoja shokëve
Se ne realitet, ai shok s’ka.
3
Shpifarak i klasit të lartë;
Sy për sy, dredharak;
Për të bërë më i besueshëm
Bën kot, be e rrufeve.
4
Veç ta besojnë të tjerë,
Dhe ai, që nuk e njehë.
Këta kriminela marrin krahë:
Kur edhe eprorët, si vetja i kanë.
Qenër të ligj, janë ata.
Mjer familja, që i ka.
5
Kur, edhe këta lloj gjallesash,
Degjenerata njerëzore;
Ndërrojnë jetë:
Më vjen keq, more më vjen keq.
Më vjen keq se ngjajnë me njerëz.
6
I lutem Zotit, që edhe në atë jetë:
Të shlyejnë mëkatet e padrejtësitë
Që kanë bër në këtë jetë.
7
Fat i madh, o Zot i madh,
Që këta lloje njerëzish:
Nuk janë nga shokët e miqtë e mi.
8
Për të njohur këta keqbërës:
dihet, që i njohë, jo vetëm unë…
Ndaj u shpreha
Se, më vjen keq, edhe për ata.
Prandaj lutem: Mëshiroj, fali o Alla!
9
Gjithkush le ta dijë:
Se para Perëndisë e Allahut:
Falje, pa shlyerje, nuk ka.