10.5 C
Tiranë
E premte, 15 Nëntor 2024

NJË BISEDË E KËNDSHME DHE E PAHARRUAR

Nehat Jahiu

NJË BISEDË E KËNDSHME DHE E PAHARRUAR

Ishte mbrëmje vonë e 2 marsit kur më cingroi zilja në laptopin tim. Nuk e paramendoja se kush mund të jetë para se të më dilte emri i mikes apo mikut. Nuk e mendoja fare se ky do të ishte personin që shumë e dua dhe e vlerësoj. Pra, ky ishte Sali Qazim-Kumanova. Saliu është një veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një atdhetar i paluhatshëm. Bëmë një bisedë e cila nuk zgjati dhe pak, por na iku sa 5 minuta. Saliu ka një familje të mrekullueshme. Befasinë ma bënë mbrëmë në bisedën që kishim ballëpërballë dhe ku shiheshim në kamera unë nga Orizarja e ai nga Prishtina. Gjatë bisedës më tha se tani do të jap të bisedosh me dikë, por nuk do të tregoj me emër se kush është. Ia afroi kamerën dhe kur pash ajo ishte njëra nga vajzat e Sali Qazim Kumanovës. Ajo ishte vajza e tij e cila mban me krenari emrin me të cilin e kanë pagëzuar prindërit e saj. Pra, kjo ishte Çlirimtarja. Unë e njihja Çlirimtaren nga vizita para shumë vitesh kur Saliu me bashkëshorten z. Bedrije dhe fëmijët e tyre më kishin vizituar në shtëpin time në Orizare, por tani më nuk ishte ajo Çliirimtarja që unë e kisha parë kur ishte e vogël. Ajo tani më ishte rritur. Ajo kishte arritur shumë suksese në shkollimin e saj etj. Unë bisedoja me kënaqësi me Çlirimtaren ku pranë saj na gëzonte edhe buzëqeshja e Saliut që nganjëherë me buzëqeshjen e tij aq shumë më gëzonte ky veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që së bashku me shokët e tij kishin luftuar atje në malet e “Pashtrikut” e gjetiu për ta parë të lirë Kosovën tonë të dashur. Mu edhe për këtë kjo vajzë e Saliut me krenarinë e saj mban këtë emër kaq të bukur Çlirimtare. Biseda jonë në orët e vonshme të natës rridhte si një ujëvare. Ishte kënaqësi e dyanshme dhe nuk mund të i vënim pikë bisedës tonë. Pra, tani nuk ishim në bisedë vetëm unë dhe Saliu, por ishte e inkuadruar edhe Çlirimtarja. Z. Saliu dikur me një buzëqeshje të ëmbël nga gëzimi më njoftoi se Çlimtaren e kishin fejuar. Oh Zot, sa u gëzova edhe unë që kjo vajzë që unë dikur e kisha takuar si fëmijë dhe tani ishte rritur, ishte shkolluar dhe tani edhe kishte gjetur bashkëudhëtarin e saj të jetës. E urova nga thellësia e shpirtit Saliun për fejesën e vajzës së tij, por e urova edhe aq me gëzim edhe Çlirimtaren duke i dëshiruar një fejesë të sinqertë siç është edhe ajo vet. I dëshirova që të gëzojnë për jetë e mot një jetë të lumtur bashkëshortore. Biseda rridhte aq shpejtë si uji i lumit dhe nuk përfundonte dhe dikur u pajtuam që të ndërpresim për të vazhduar një ditë tjetër, por edhe për tu takur sa më shpejtë me Saliun në shtëpinë time këtu në vendlindjen time në Orizare. Saliu më dha fjalën se enkas me familjen e tij do të më vizitoj dhe do bisedojmë gjërë e gjatë për shumëçka. Saliu kurr nuk e harron familjen e tij në vendin e tij të lindjes. Nuk i harron shokët e tij të fëmijërisë së lagjës së tij në Kumanovë. Nuk i harron shokët e shkollës dhe mësuesit e tij dhe shpesh vjenë nga Prishtina për tu çmallur me të gjithë. SALIU PAKSA ISHTE I BRENGOSUR PËR SHËNDETIN E BEDRIJES Gjatë asaj mbrëmje Saliu më njoftoi edhe për Bedrijen bashkshorten e tij dhe paksa ishte i brengosur për shëndetin e saj. Më njoftoi se Bedrija kishte një kohë që nuk ishte me shëndet të mirë. Unë z. Bedrije Klinakun e njihja, sepse në një vizitë që para disa vitesh më kishte bërë si suprizë Z. Saliiu në shtëpinë time në vendlindjen time ishte së bashku me bashkshorten e tij z.Bedrijen dhe disa nga fëmijët e tyre. Gjatë gjithë asaj kohe gushti sa ndejtëm nën hijen e pjergullës duke biseduar dhe duke pirë çaj biseduam shumëçka dhe gjithëçka që kurr nuk do e harroj atë kënaqësi. Z. Bedrije ishte një zonjë me plotkuptimin e fjalës. Ishte një bashkshorte e mrrekullueshme e z. Salihut dhe një nënë shumë e dashur për fëmijët e saj. Ishte një zonjë shqiptare me një shpirt të mbushur me atdhetarizëm. ZONJA BEDRJE U SHTRI PËR SHËRIM NË SPITALIN E PRISHTINËS Më 26 mars kuptova nga z. Sali Qazimi Kumanova se bashkëshortes së tij Bedrijës iu ka keqësuar shëndeti dhe është shtrirë për shërim në spitalin e Prishtinës. Pranë krevatit të saj i qëndron Saliu një bashkshort shumë besnik që gjatë bashkshortsisë së tyre kishin kaluar një jetë shumë të lumtur bashkshortore. MË DATË 29.03. LEXOVA KËTË NJOFTIM MORTOR: NJOFTIM MORTOR! Të dashur familjar, të nderuar miq dhe dashamirë!Me dhembje të madhe ju njoftojmë se ndrroi jetë bashkëshortja ime Bedrija. Varrimi i të ndjerës do të bëhet sot më 29. 03. 2020 në ora 13.oo në varrezat e fshatit Hajvali- Prishtinë. Me respek, Sali Qazimi Sa me pikllim lexova këtë njoftim. Ishte një dhembje që më shpoi në thellsinë e shpirtit tim. Nuk kishe tjetër se çfarë të thoja, vetëm përkujtova këtë Zonjë me kaq vlera që sot kishte ikur nga kjo botë për në botën e amshuar. Iu luta Zotit që këtë zonjë shumë të nderuar të e shpërblej me parajsë.U luta tek Zoti që në këto çaste dhembjeje z. Sali Qazim Kumanovës të ia lehtësoj dhembjet shpirtrore për bashkëshorten e tij të cilës i qëndroi pranë krevatit deri në çastet e fundit të jetës së saj. Iu luta Zotit poashtu që të ua lehtësoj dhembjet fëmijëve për ndarjen e tyre nga nëna e dashur z. Bedrije. Z. Bedrije kishte të mbaruar Fakultetin e Shkencave – Drejtimin e Gjeografisë. Ajo la pas vete bashkshortin e saj Saliun dhe 4 djemë e dy vajza të edukuar me edukatën e saj të një nëneje të mrrekullueshme. Pra, la pas vete: Çlirimtarin 19 veçar, Çlirimtaren 18 vjeçare,Fitimtaren 16 vjeçare,Florjanin 14 vjeçar , Jetëmirin 12 vjeçar dhe Bulentin e vogël 6 vjeçar. Në fund të këtij shkrimi motra dhe vëllezër unë lutem tek Zoti që familja e Zonjës Bedrije të e përballojnë këtë dhembje me rastin e vdekjes së saj, ndërsa ate Zoti të e shpërblej me parajsë. Prehu e qetë në dheun e Kosovës z. Bedrije të cilin aq shumë e deshe! Orizare, 31.03. 2020 Nehat Jahiu Fotografia e Nehat Jahiu

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.