Kam mbaruar shkollën e infermieris dhe liceun artistik për pikturë. Qe në fillimet e para të punës sime si infermiere, kam punuar ne sallen e operacionit të urgjencave ne spitalin kirùrgjikal Nr. 2…sot me emrin “Nënë Tereza”
Më von kam qënë Krye/infermiere e spitalit Kirurgjisë “Nënë Tereza” ku kam menazhuar dhe bibliotekën e spitalit nga ku personeli mjeksor lexonte jo vetëm librin mjeksor por dhe atë artistik.
Mbas vitit 1991 emigrova në Greqi ku dhe aty u ingranova nē profesionin tim si infermiere e sallës së operacionit instrumentare në një klinikë private PIRE–ATHIN. Aktiviteti im gjatë këtyre viteve në Greqi ka qënë i mbushur me shërbime mjeksore jo vetëm në sallën e operacionit në klinikë ku punoja çdo ditë, por dhe jashtë saj në shtëpitë e të sëmurëve kur më thërisnin për shërbime mjeksore.
Mund të them sinqerisht, që krahas lodhjes dhe dhimbjes që kam ndjerë gjatë shërbimit në përkushtimin shëndetësor tek pacientët, kam ndjerë dhe sadisfaksionin, buzëqeshjen dhe shkëlqimin e syve të sëmurit, por dhe lotin e gëzimit dhe të trishtimit. Kam ndjerë respektin dhe dashurinë si nga kolegët e mi mjek dhe infermierë, por dhe nga të sëmurët që u kam shërbyer, edhe pse isha në një vënd të huaj, por të huaj nuk e ndjeva veten asnjëherë në marëdhëniet që kisha krijuar me të gjithë. Një sërë emocionesh të ndryshme. Emocione që më bënë të lidhesha shpirtërisht me të sëmurin dhe të fitoj besimin e tyre. Dhe besimi solli ato marëdhënie të ngrohta që shpesh të sëmurët shprehnin çdo shqetësim që kishin apo histori të jetës së tyre tek unë. Dhe nga ata kam dëgjuar shqetësime dhe histori të ndryshme për jetën, por dhe kam mësuar prej tyre. Dhe pikërisht kjo arsye më bën të them se mjeksia është më afër artit se kushdo tjetër profesion, sepse ka të bëjë me lojën e ndjenjave të ndryshme, me emocione të forta.
Dhe ashtu papritur, në një kohë që nuk e kisha menduar se do filloja të shkruaja seriozisht, një arsye personale, një ironi e jetës që goditi shëndetin tim më bëri të shkruaj për ta sfiduar këtë ironi, për t’mos iu dorëzuar përqafimit të vdekjes. Pikërisht në duelin Jet a Vdekje arti i të shkruarit është vëndi ku njeriu shpërthen pa zë për të nxjerë jashtë jo vetëm ndjesitë e bukura, por dhe ato të trishtat që mund ta fusin njeriun në një botë të errët. Dhe unë doja të dilja nga ajo botë e errët ku isha futur për ta sfiduar. Dhe për këtë arsye zgjodha, dhe kërkova ndihme në artin e të shkruarit. Sepse arti i të shkruarit për mua ka qënë dhe mbetet shpërthimi më i shpejtë për të zbrazur shpirtin, siç është Poezia. Poezin unë e krahasoj me lotin. Ashtu si në një moment të pazakontë kur papritur mund të rrjedhin lot gezimi dhe trishtimi, ashtu papritur në të njëjtën kohë mund të dalin nga shpirti vargje të gëzuara por dhe të trishta sepse poezia është kombinim i përsosur i mëndjes dhe i shpirtit që sjell melodinë e bukur të fjalës që ashtu papritur, pa kuptuar nis të shkruash. Gjithmon më kanë pëlqyer librat ku dhe i kam lexuar. Por dhe tek poezia kam gjetur veten kur e lexoja. Dhe për mua Poezia ka qënë një forcë e madhe që më ka inkurajuar në momentin më të vështirë të jetës sime, për të haruar brrengën, dhimbjen, dhe mendimet e errta që më rrotulloheshin ne kokë në drejtim të sëmundjes në atë kohë, ku dhe e sfidova.
Gjatë kësaj periudhe në emigrim kam shkruar 4 libra me poezi , dhe nje libër me tregime dhe novela me ngjarje të vërteta nga jeta. Kam në dorë një roman nga jeta e vërtetë e një gruaje, që përvec përkushtimit te fëmijës së saj me “Autizëm” jeta e saj gërshetohet dhe me një sërë problemesh të tjera që sot janë bërë problematike në jetën e shoqërisë sonë.
Qëllimi im në të gjitha shkrimet e mia është të përcjell një mesazh pozitiv ,për të kuptuar cdo njeri se si duhet të mendoj dhe veproj për të mirën e vetes, të njerëzve që e rrethojnë, dhe gjithë shoqërisë.
Të shkruash poezi dhe çfardo lloj shkrimi, apo të meresh me çdo lloj arti, për mua do të thotë një arsye për tu ringritur sërisht, për të sfiduar çdo ironi që të dhuron jeta papritur…..
“””””””””””””””””””””””””
Disa poezi nga libri i fundit “IKJE PËRTEJ IKJES” që u shkrua në kohën e pandemisë.
PRANVERA KA ARDHUR.
Dua një muzikë pranverore të kompozoj,
Harmonizuar
Me ngjyrat e luleve të Pranverës,
Me tingujt e cicërimave të zogjve
Në kundërshtim me shpirtin tim
Se pranvera më është vyshkur….
“”
Në kundërshtim me urdhërin
E karantinës që më ndalon….
Në kundërshtim me vetëtimat e fjalëve
Për virusin që më tmerron…
Në kundërshtim me sytë e tu
Që ishin të dashuruar
Dhe në karantinë të ndryshuan…
Vendosa më në fund të dal,
Të këndoj këngën “Liberta”….
“”
Të verbohem nga shkëlqimi i Pranverës,
Rendur livadheve me lule plot ngjyra,
Sepse shpirti Pranverën më kërkon
Që vdekjes ti them “JO ” !
“”
Pranverën nuk mund ta mundësh
Me një qiell të ndritur nga yjet,
Me netë plot dashuri mrekullie,
Ku shpirti dridhet
Dhe muza lulëzon,
Të shkruash për të
“”
Do vishem me ngjyrat e Pranverës,
Do të rend e të flas me të gjithë
Që më kanë munguar,
Se nuk më mjafton vetëm zëri im…
Dua dhe zëra të tjerë
Që shpirtin të ma mbushin.
“”
Dua të rend dhe të humbas
Mes cicërimave të zogjve,
Mes gjelbërimit dhe luleve
Që me aromën e tyre të dehem,
Që të ndjej
Magjinë e ngjyrave të dashurisë
Dhe të jap sihariqin
Se Pranvera ka ardhur.
“”
Mos më thoni se e çmëndur jam,
Se shpresa më ka braktisur !
Vargjet i shkruaj se drithërohem
Nga aroma e Pranverës
Që në shpirt më është futur
Dhe mezi pres ta përqafoj.
“”
Karantina nuk ka forcë të më ndalë.
Ende ngul këmbë
Që Bota është e bukur
Dhe ende e dashuruar me të jam.
Çdo gjë të bukur dua ta jetoj
Në një natë pranvere,
Me afsh dashurie….
MË THUAJ NJË FJALË MAGJIKE !
Më thuaj një fjalë magjike
Që ti di
Të zgjohem kudo qofsha,
Furtunat e shpirtit t’i largoj
Që të gjej gjurmët e shtigjeve të tua
Dhe çastin
Kur të njësohemi në përqafime
Të dy.
Që loti të mos pikojë brënda meje
Kur unë të vij dhe ti të shkosh….!
“””””””
Më thuaj, pra, një fjalë magjike
Që ti di
Dhe do zgjohem , kudo qofsha,
Sepse një zgjim më djeg,
Siç djeg një mall,
Një mall nga një zgjim i vonë.
Ndryshe,
Në qoftë se nuk do të thuash asnjë fjalë,
Më thuaj më mirë
Të fle në gjumin e harresës,
Ku ëndrra s’dihet se ç’më thotë,
Për të thënë atë
Që s’ta thashë kurrë
Sa pata jetuar…..!
POEZIA , SHPËTIMI IM.
Sido që shpërfaqej jeta,
Dhimbjen
S’mund ta mbysja kaq lehtë me verë.
Dëshirave drithëruese
S’mund t’ua zija frymën me zhgënjim.
Boshllëqet e shpirtit
S’mund t’i mbushja me punë pa mbarim….
Poezia ishte shpëtimi im.
Poezia më dehu, më përhumbi
Në ekstazë, në tërbim
Duke qëndruar në këmbë,
Edhe pse veten
Me dhimbjen e kryqëzova
Në këtë jetë…..
“”
Strehim kërkova te ty, poezi,
Që t’më jepje forcë të shkruaja !
Eh, një lum kujtimesh,
Një det nostalgjie
Për çdo ndjenjë të bukur
E dhimbjesh që kalova !
U dashurova papritur me ty
Dhe ndjej se përshtatemi
Si në asnjë dashuri tjetër,
Më mbështjell
Me aromën tënde plotë magji !
Dhe unë dorëzohem,
E pafuqishme, si një fëmijë…
“”
Kur gjumi më ikën
Dhe netëve gdhij menduar,
Nga brengat rri zgjuar..
Hallin tim kurrkujt s’ia them,
Por pres mëngjesin të lindë
Që brengën te ty, poezi, ta hedh.
Ashtu si zogjtë
Me gjoks të lirë këndojnë
Atë këngë që ua do shpirti,
Ashtu dhe unë, si në tastjerë, godas
Me vargun që më del nga shpirti…..