13.9 C
Tiranë
E enjte, 15 Maj 2025

Nurie Baduni

NËNTORËT

Ç’forcë kanë Nëntorët!

Nëntorët e flamurit,Nëntorēt e gjakut!

Shqipja vështrimmprehtë priste agun.

Djali i përkiste Tokës, i përkiste të Atit.

Si jehonë oshëtin amaneti.

Gjoni shfaqet në hapësirën qiellore

Në çastin e volitshem ktheu.

Të pret Toka, Kruja, Dheu, Atdheu…

Gjithshka fillon të flasë me gjuhën e lashtë…

Kryetrimi troket në zemrat djaloshare.

Ngrihuni! Toka na pret, thërret…

Kushtrimi i mbledh në tokat shqiptare.

Valëvitet flamuri kuq me shkabën dykrenare,

Kruja ngre peshë çdo zemër atdhetare…

Eh, Atdhe! Nën peshë e kembëshkelur

Në këmbë këdo ke ngrit

Zemër e shpirt kredhur

Erdhi dita të të shoh kryelartë….

Jam në ëndërr a ku jam?

Skënderbeun e kohëve moderne

Me madhështinë e tij përballë e kam.

“””””””””””””””””””””””

Jeta nuk është roman,
Të parashikosh rrjedhën e ngjarjeve.
Është e shkuara, e tashmja, e ardhmja,
E mbushur me përditshmërinë që vijon,
Me gjurmët shkruar me laps a bojë,
Me dhimbje zemre a këngē në gojë…
Jeta nuk është roman,
Ku autori ngazëllehet për suksesin e korrur,
Për mgjarjet dinamike e plot pasion,
Për ditët e mbarsura me sfida a pērkëdhelje,
Për personazhe përplot shkēlqim,
A diletantë që mbushin xhepat me nxitim.
Jeta nuk është roman,
Ku autori ndihet brenda thellësisë së tij.
E ndjek përmes shkrimit dy të dashuruar,
Ku vetë u’a përgatit skenaret e jetēs,
Për të qenë perfektë ne ndjesi e veprime,
Për të përcjellë te njerëzit mesazhe fine.
Jeta nuk është roman,
Ajo është film pa skenarist, pa regjizor.
Ti protagonisti i tij, me shpirt e trup të dlirë,
Hapësirave të saj fluturon me dëshirë,
Pa ditur fatin që të ofron, sfidant a të arrirë…

N. Baduni 29.09.2020

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.