13.5 C
Tiranë
E mërkurë, 18 Mars 2026

-OFENDIME PËR POETËT NË KONKURSIN LETRAR TEK KLUBI P.BUDI

RUDI BERISHA

-OFENDIME PËR POETËT NË KONKURSIN LETRAR TEK KLUBI P.BUDI

-Duke e dëgjuar me mendje të plot, me sy kritikë dhe me shpirt të një shqiptari qe e do atdheun dhe artin e poetëve të atdheut të trojeve shqiptare, Shqipërisë vie në përfundim: As një argument nuk ka ofruar juria, pse kanë fituar poezitë , dhe është një ofendim nga ju, juria kur thuan ” Poezi pak mbi mesatare, ju nuk keni vlerësuar drejtë ”
-Çfarë ofendime na behët neve poetëve, duke na quajtur poezitë ‘’ pak mbi mesatare’’, juri e nderuar( Lindita Doda), aty ka poezi të arrira, pse ju nuk dini ti kuptoni, analizoni dhe të krijoni një kritikë të mirëfilltë për vargje. Kush jeni ju të përcaktoni vargje mbi mesatare ?
-Pyetje për jurinë:Imazhi mund të përmbajë: 1 person, tekst
-Çka kuptoni me poezi mbi mesatare ?
-Si erdhe në përfundim tek shpikja e termit mbi mesatarë?
-Pse nuk dhe as një argument mbi çfarë vlere, cili është arti i vargjeve qe fituan ?
-Pse nuk e kryen punën tuaj ashtu siç je ngarkuar ?
-Ju me shumë folët për gjendjen aktuale qe gjindtë globi( Pandemia) se sa për argumentet e vargjeve , poezive të fituara?
-Pse fyeni autorët, vargjet me paditurinë tuaj ?
-Lindita Doda, kërkoj falje të gjithë autorëve për fyerje qe ju bëre vargjeve të tyre?
-Vërtetë me vie keq për të gjithë autorët e vargjeve të shkruar, me vie keq dhe ndihem i fyere i lënduar me konkursi e mbajtur nga Klubi Letrar P. BUDI, Mat.
-Tek fituesit e çmimeve ka përjashtime, por sa me lart qe shkonte lista, aq me padituri ju dhurohet çmimi, vërtetë padrejtësi, miqësi dhe vrasje e fjalës së vërtetë të autorëve të mirëfilltë qe një jetë, përjetë ju kushtojnë vargje rrugëve të atdheut, dritës se diellit, plagës se popullit dhe Shqipërisë…
*Kritikë përmes vargjeve-
ERRËSIRË NË UDHËT E DRITËS
-I lidhur me të pavërtetën e jetës
Urë e lidhur me hijet e trishtimit
Litarin e djegur e ngritë në piedestal
Pluhurin e hirit e ngritin në vlerë e art.
-Sa përbuzje për këmbët e përgjakura
Udhët na i vrisnin të pa udhët në tokë
Mundohen të shesin errësirë për dritë
Mundohen të keqen të na falin si të mirë.
-Sa mjerim dhurojnë ata qe po udhëtojnë
Gjembat i sjellin për ne si trëndafil lirie
Aromën e luleve e ujitin me gjak njeriu
Dritën e diellit mundohen të na ndalojnë.
-Koha është thesari i rrugëve tona në tokë
Dritën ne kemi përqafuar me dashuri në jetë
Këpucët tona janë arkiv në histori shqiptare
Unë jam lapsi i shkruar me gjak në Shqipëri.
-Udhëtojmë për ditët e bukura të Shqipërisë
Trojet po gjëmojnë me padrejtësi të paudhëve
Nesër do të lidhemi me një guri të bardhë
Ne jemi laps i mbushur ngjyrë qielli Shqipëri.
© RUDI BERISHA
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.