Ti, që i kalove, të gjithë kufijtë e mjegullës,
ti që je kthyer në përqëndrim,
ti që je kthyer në fllad mbrëmje,
merr e jep mesazhe, prapë nga shpirti im
Ne, s’i kemi humbur, lidhjet tona,
as në herën më të keqe, ti e di .
Na është dashur edhe të heshtim,
po jemi çuar etshëm, përsëri .
Tani, që mjegullat, na u shumëfishuan
dhe na lanë dëshpërimin në mes,
ne, si gjithëmonë, do t’i shpërfillim rregullat,
dhe, një komunikimi tjetër, do ti zëmë besë .
“”””””””””””””
Nata
Mungesash afrohem me tepèr me natèn,
me qetèsitè e saj, natyrisht,
me magjitè, me dehjet e saj,
me gjithè enigmat e erresires.
Mund tè flasèsh me natèn njerèzisht,
njèsoj si me veten tènde,
se nata, tè kupton me mirè
dhe tè dègjon me èndje.
Mbi qetèsitè e natès janè shèrimet.
Melhemet e botes janè aty.
Sikur tè mos qe nata,
do tè ish, amulli.
27.07.2022