Mbi tejnatë kanë heshtur mendimet,
bashkë me zhurmat e ditës së ikur,
duke lënë prapa atë qetësi të frikëshme,
ku në të, as rrihet as iket .
C’ të bëj me gjithë qetësinë e mbetur,
ku njeriu flet veç me veten e tij,
ku çdo lëvizje merimange,
më ngjan me hapin e njeriut .
Në mes të natës gjithëçka hesht
edhe mendimet rrinë qetësuar.
Në këtë qetësi diçka gërget,
si një pendim për një të huaj.
“”””””””””””””””””””
Hapësirë e pa anë përmbi det,
mendim që s’dua të humb,
endur këtu përmbi breg,
ku valët, rendin me ngut .
Përtej, ku zëri humbet,
ku largësisë, shikimi i druhet,
shtroj imagjinatën atje
e shtoj sinoret e mundëshme .
Këtij bregu, ku enden qetësitë,
e butësi e mëndafshtë të përhumb,
i frikem mosqënies tënde
e shtoj sinore pa fund.
“””””””””””””””””””””””
Eshte vrare nata nga nje fjale
dhe heshtje e gjate mbreteron.
Njesoj si ne nje funeral
eshte,….njesoj.
As meret fryme, as flitet fare,
as heshtet, as vdiset ne vend.
Eshte bere nata genjeshtare,
sa mbetesh e pa mend.
“”””””””””””””””””””””””
Kur heshtja mbaron në qiejtë e natës,
në kufirin e fundit të saj,
lindin fillesa tingujsh,
aty, në mesnatë .
Hapësirash, ndihet qënia,
në duel me heshtjen .
Eshtë e pamundur të heshtësh gjatë,
është më shumë se të vdesësh .
Trokasin fjalët mbi letër,
me ose pa rimë .
Eshtë identifikimi i qënies,
në atë errësirë .