7.5 C
Tiranë
E enjte, 13 Shkurt 2025

Oltjona Selamaj

” Me një varg”

Më një varg t’a thotë poeti

Ndjenjën, shpirtin t’a trazon

Të ngushëllon, e të heq dhimbjen

Edhe shpeshherë të gëzon.

Më një varg, t’a jep gjithë dritën

Si fanar, shpirtit të shkosh

Të harrosh çdo hall, e brengë

Me një varg të ëndërrosh…

Më një varg, godet të keqen

Më një varg ZOTIN lëvdon

Më një varg parasheh fate

Më një varg, që të lartëson.

Më një varg, në ferr e shpie

Çdo të keqe, që mundon

Më një varg, të vdekur ngjall

Njëmijë breza ekzorçizon.

Më një varg, shpresat t’i ndez

Më një varg, të përqafon

Të afron me gjysmën tënde

Edhe kur ajo s’ pranon.

Më një varg, shëtit gjithë botën

Pa valixhe, pa para

Më një varg, e çmend epokën

Shkruesi i veprave të mëdha.

Më një varg, kujton tre kohë

Por, ndalet, tek e përjetshmja

Aty, vargu bëhet himn..

Nuk gjen vend askund e pjesëshmja.

Me një varg, të nis tek ZOTI

Thërret engjëj, vret demonë

Më një varg, t’ hap sytë e mendjes

Me një varg, që fluturon.

Më një varg, qëndis çdo perlë

Bashkon shpirtëra, edhe epoka

Me një varg, që di të thotë

Çfarë bën zemra, pëson koka

Më një varg bashkon kufijtë

Bashkon popujt e helmuar

Me një varg, që bën dobi

Më shumë se dhjetëmijë fuqi kuaj

Më një varg, i ngjall të mirët

Më një varg, i vdes të liqtë

Më një varg, sulmon errësirën

Çdo shpirtzi, e zhduk nga miqtë.

Më një varg, e lëvdon ZOTIN

Për krijimet, e krijesat

Me një varg, që si poeti

Askush, nuk di të mbajë gjallë shpresat.

Autore: Oltjona Selamaj

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.