Tash kur ne dhomen time te zbrazet kerkoj paqen e shpirtit,duhet te kujtoj Ty,kurse zemra dhemb dhe kujton ditet e shkuara.
Ditet bashke me ty! Tash degjoj muziken e lehte dhe kujtoj cdo gje,ndersa shiu perjashta bie ngadale! Njerezit e njohur dhe te panjohur kalojne ne rruge.Ata nuk duan te shohin veshtrimin tim te trishtuar.Te gjithe frikohen nga kujtimet!! Sonte cdo gje eshte e trishtuar reth meje,kurse vetmia me mbyt.Vetmine e dine dhe kane shijuar ata qe kan dashuruar dhe s’u eshte kthyer dashuria.! Vetmia me rjep,mbyt harmonine e shpirtit dhe shton nxite rahjen e zemres…Ajo a thua eshte tash duke i premtuar dikujt tjeter besnikeri dhe dashuri pa fund?! Do mbaroj e tera kjo me aventure ne shtratin e hotelit dhe keshtu mbaron nje rruge njohese per te filluar neser nje tjeter..Sonte degjoj cdo gje qe eshte e lehte,kenget qe i degjoja me pare qe i dija ato me lidhin me kohen dhe hapesiren,jane pejza te dashurise dhe kujtime.Sot i dua te gjithe personat qe dine dhe kane ditur cfare eshte dashuria! Sot cdo kenge me kujton natyren e saj dhe me theret ne zemer,me prek me trishtim. E di se shume endrra dhe biseda kemi premtuar.Si duket ashtu ka qene thene.Sonte kendoj per ty,derisa mysafiri i fundit na le lamtumiren. Pas casteve prekese une le kete dhome dhe kam deshire qe cdo gje te shkoje ne harrese dhe neser te filloj caste te reja,caste te lumtura!
“””””””””””””””
Në mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin
e fajin ty ta hedh dhe vetes t’i besosh,
sa herë tek ti dyshojnë e s’të përfillin
por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh…
Në mundsh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur,
e, kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh,
madje, ndaj shpifjeve të rrish pa folur,
me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh…
Në mundsh t’mendosh, por jo gjer në shkatrrim,
të ëndërrosh, por jo si rob ëndërrimesh,
dhe t’i trajtosh njëlloj e pa dallim
ngadhnjim e shpartallim burim mashtrimesh…
Në durofsh dot thëniet e tua të drejta
në kurthe për trutharët, kopuket që t’i kthejnë,
t’i shohësh të thyera gjërat më të shtrenjta
e prapë t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë…
Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh
si në kumar, në një të vetme lojë,
të rrezikosh, të humbasësh e prapë t’ia fillosh,
dhe humbjen kurrë të mos e zesh në gojë…
Në i detyrofsh dot muskul, nerv e puls e zemër
të të shërbejnë edhe kur gjithçka duket e kotë,
e të qëndrosh kur s’ke asgjë më veç vullnetit,
që vetëm fjalën “Qëndro!” gjithmonë të thonë…
Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin tënd ta ruash
e t’ecësh përkrah mbretit pa krenari që të verbon…
Nëse armiku apo miku s’të bëjnë dot të vuash,
dhe gjithkend e çmon, por veç sa meriton…
Në mundsh t’i mbushësh ti minutat aq të rënda
me vepra që peshojnë
dije dhe mos kij asnjë dyshim,
se jotja do të jetë Bota, me ç’ka brenda,
dhe NJERI do të jesh, o biri im!
Ju pershendes me keto vargje mbreselense, te cilat do mund ta ngrohin sado pak shpirtin tuaj ne keto dite te veshtira. Me respekt Pandi Laço!